LAJMI I FUNDIT:

Trump për nisjen e raketës nga NASA dhe SpaceX: Nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë

Trump për nisjen e raketës nga NASA dhe SpaceX: Nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përgëzuar Elon Musk për përmbushjen e një ëndrre dekadash.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se partneriteti midis NASA dhe SpaceX i ka dhënë Amerikës “një fuqi të pakrahasueshme”.

“Tani e tutje SHBA do të përdorë aftësitë në rritje të shpejtë të sektorit tonë komercial”, ka thënë Trump.


"Le ta ndezim këtë qiri!": Krejt çfarë ndodhi para dhe gjatë nisjes së raketës drejt hapësirës – fillimit historik të SpaceX dhe NASA
Lexo po ashtu "Le ta ndezim këtë qiri!": Krejt çfarë ndodhi para dhe gjatë nisjes së raketës drejt hapësirës – fillimit historik të SpaceX dhe NASA

“Ne do të përdorim raketa dhe anije kozmike të projektuara, të ndërtuara, në pronësi dhe të nisura nga kompani private amerikane me një çmim fiks për taksapaguesit amerikan”, shton ai.

“Nisja e sotme e raketës e bën të qartë se industria komerciale e hapësirës është e ardhmja”.

Trump ka shtuar se kur ai filloi detyrën si president, NASA kishte “humbur rrugën”.

“Ju nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë”, thotë Trump për duartrokitje. “Dhe ne nuk do të jemi numri dy askund”.

Ndryshe, SpaceX dhe NASA tanimë kanë bërë realitet atë që po vlerësohet si një fillim historik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dërgimin e dy astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Dhe tanimë Douglas Hurley dhe Bob Behnken kanë “shpërthyer” nga SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga Kennedy Space Center në Florida.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private.

Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori