LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëj nëse një fëmijë i huaj rrah fëmijën tim?

Çfarë duhet të bëj nëse një fëmijë i huaj rrah fëmijën tim?

Kur fëmija ynë është i lënduar, pa marrë parasysh rrethanat, kjo gjë menjëherë do të zgjojë instinktin e mbrojtjes

Po, me siguri do të mendoni se si babai i fëmijës, i cili e ka lënduar fëmijën tuaj, nuk ka kurrë farë disipline, apo mbase edukatorja ka mundur të mos e parashikojë një sjellje të tillë ndërmjet fëmijëve.

Është krejtësisht e kuptueshme të reagohet në këtë mënyrë, mirëpo kini parasysh si ndihen ata trevjeçarë të cilët shohin shpërthimin e hidhërimit te të rriturit.


Gjithmonë ta keni këtë parasysh, andaj do ta keni plotësisht të qartë që është me rëndësi të reagoni në mënyrën tjetër, transmeton Telegrafi.

Situatat e këtilla shpesh u ndodhin fëmijëve, prandaj është me rëndësi që të jeni të përgatitur dhe mendoni për çdo gjë me kohë.

Shikoni këto situata nga perspektiva e fëmijës. E dimë që vogëlushët nuk kanë dijeni për vetëkontroll. Fëmija shpesh mund të ndiejë diçka që do ta nxisë drejt sjelljes agresive, mirëpo as ata as ne nuk e kuptojmë përse ndodh kështu. Mu për këtë është me rëndësi që të rriturit t’u gjenden afër.

Edhe pse juve ju duket krejtësisht normale të bëheni impulsiv kur ndodh ndonjë situatë e tillë, më me rëndësi është që fëmijës t’i tregoni që ajo nuk është sjellje e hijshme.

Patjetër duhet ta kemi parasysh që edhe fëmijët tanë, edhe fëmijët e të tjerëve, gjithmonë na shikojnë. Ata vërtet i kushtojnë kujdes të veçantë asaj se si ne reagojmë, posaçërisht në situata stresuese. Kur trevjeçari i cili ka goditur shokun para vetes sheh të rriturin si çmendet, nuk do të mësojë atë që i është e nevojshme.

Qëndroni të qetë

Nëse prindi i sulmuesit nuk reagon, mund të reagoni ju. Pyetni fëmijën tuaj a ndihet mirë, sepse në atë moment është në situatë të vështirë. Drejtohuni qetë fëmijës tjetër dhe thoni se duket që e ka lënduar vajzën tuaj. Në këtë mënyrë do ta nxisni edukatoren dhe prindin tjetër të bëjnë diçka.

Reagimi juaj i qetë do t’u tregojë fëmijëve që çdo gjë do të jetë nën kontroll.

Nëse ndodh herën tjetër…

Nëse situata përsëritet, është me rëndësi që të bisedoni qetë për çdo gjë. Bisedoni me edukatoren dhe tregoni se çfarë ju brengos. Pyeteni cilat janë veprimet e saj në zgjidhjen e problemit.

Është me rëndësi që ata të bisedojnë me prindërit e atij fëmije dhe t’u tregojnë atyre se sjellja e këtillë patjetër duhet të përmirësohet. Natyrisht që shumica e prindërve do të gjenden në situatë të këtillë ndonjëherë dhe që do të kenë nevojë të mbrojnë edhe fizikisht edhe emocionalisht fëmijët e tyre.

Prandaj është me rëndësi të dimë në cilën mënyrë të reagojmë dhe ta zgjidhim situatën në mënyrë që të mbrojmë më së miri fëmijën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

A e dini se...
Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori