Komisioni Evropian dhe Kryetarja e Këshillit Evropian, kanë kërkuar nga Agjencia Evropiane e Sigurisë në Aviacion (EASA) dhe Qendra Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) një material udhëzues për të propozuar një seri masash, me qëllim të rikthimit gradual të qarkullimit të udhëtarëve në fushën e aviacionit civil, pas ecurisë më të re epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në shumicën e shteteve anëtare të BE-së.
Si rrjedhojë, më 20 maj 2020 EASA dhe ECDC kanë hartuar një material udhëzues për menaxhimin e kthimit gradual të qarkullimit të udhëtarëve në aviacionin civil.
“Ky udhëzues, ju adresohet në radhë të parë autoriteteve kombëtare të aviacionit civil të shteteve anëtare, operatorëve të linjave ajrore komerciale dhe ofruesve të shërbimeve në aeroporte, të cilët në koordinim të ngushtë me autoritetet kompetente të shëndetit publik të shteteve respektive do të hartojnë një sërë masash, në mënyrë që krahas kthimit gradual të qarkullimit të udhëtarëve në aeroporte, të sigurohet që të kufizohet në maksimum mundësia e përhapjes së infeksionit me SARS-Cov 2, duke pasur në vazhdimësi në qendër të vëmendjes ruajtjen e shëndetit publik në përgjithësi dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë në punë të punëtorëve në hallka të ndryshme të sektorëve të industrisë së aviacionit civil, në veçanti”, thuhet në komunikatë.
Në grupin e masave të rekomanduara, përfshihen masat si në vijim, por pa u kufizuar vetëm në:
Menaxhimin e fluksit të udhëtarëve prej pikës së nisjes A, deri në pikën e mbërritjes B në destinacionin e përcaktuar;
Minimizimi i kontakteve në mes të udhëtarëve në hyrje të terminalit, ku rekomandohet që secili udhëtar të hyjë i vetëm në terminal, me përjashtim të rasteve të veçanta të personave që kërkojnë asistencë për lëvizje dhe të personave të moshës jomadhore, të cilët mund të shoqërohen me vetëm një person të rritur, deri në Check-In;
Mbajtja e obliguar e maskave gjatë gjithë kohës së udhëtimit, nga pika A në pikën B, të cilat ndërrohen çdo katër orë, në rast të relacioneve më të gjata të fluturimit;
Furnizimi i terminaleve me tretësira me bazë alkooli ose me xhel dezinfektues të duarve dhe pastrimi i rregullt me to i sipërfaqeve që janë kontakt më të shpeshtë të udhëtarëve (psh: tavolinave të Check-In, mbajtëseve të karrocave të bagazheve, shiritave transportues të bagazheve, aparateve për self Check-In të boarding,-passave dhe bagazheve etj.);
Stimulimi i kryerjes së veprimeve pa kontakt fizik të pasagjerëve gjatë përgatitjes për nisje, si p.sh kryerja e check-in elektronik para arritjes në terminal ose kalimi në portë para nisjes përmes skanimit të boarding pass-it në rrezen laserike në portë, pa kontakt fizik, përmes aplikacioneve specifike të instaluara në telefona të mençur etj.;
Shënjimi në terminal i mbajtjes së detyrueshme të distancës fizike prej së paku 1.5 m ndërmjet pasagjerëve, sidomos në pika ku parashikohet përqëndrim më i lartë i tyre (psh para tavolinave të check-in, para portave në nisje etj.);
Promovimi i mesazheve vetëdijësuese të dukshme për pasagjerët, qoftë në formë të video ose audio mesazheve, posaçërisht në pjesët e terminalit me fluks të shtuar të pasagjerëve apo në formë të video/audio mesazheve në aeroplan apo në formë të fletëpalosjeve në xhepat e pasme të ulëseve të pasagjerëve. Në çdo rast, përparësi u jipet mesazheve vetëdijësuese me përmbajtje infografike video nëpër ekrane të mëdha, në krahasim me mesazhet në formë audio apo të shkruara.
Të gjitha këto masa reflektojnë nivelin e njohurive aktuale të shkencës mjekësore në lidhje me virusin corona, pra ato mund të ndryshojne dhe të përditësohen, në varësi të njohurive të reja që mund të fitohen ndërkohë, qoftë sa i përket parandalimit, trajtimit apo diagnostikimit të shkaktarit të COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025