Filipçe: Kemi dy mundësi – t’i respektojmë masat, ose të na kthehen kufizimet

“Jemi përpara dy zgjedhjeve – të mësohemi pa kushte t’i respektojmë masat për mbrojtje të shëndetit, të cilat janë parakusht për normalizim të gjendjes, ose me mosrespektim të masave ta rrezikojmë sërish kthimin drejt restriksioneve dhe masave të ashpra”.
Këtë e ka shkruar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shton se vetëm së bashku mund të tejkalohet kjo gjendje.
“Besoj se nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm dhe më të mençur dhe do të kuptojmë se sa janë të rëndësishëm solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma e ndërsjelltë”, shton Filipçe në kumtesë, të shoqëruar me video porosi.
Filipçe vlerësoi se fillon të kthehet jeta në normalitet dhe fillojnë të hapen bizneset, po kthehet lëvizja e lirë, ndërkaq së shpejti do të hapen edhe kufijtë.
“Po hapemi, siç këtë po e bëjnë të gjitha vendet rreth nesh dhe në botë. Tani jemi përpara dy zgjedhjeve. Të mësohemi pa kushte t’i respektojmë masat për mbrojtje të shëndetit, të cilat janë parakusht për normalizim të gjendjes apo me mosrespektim të masave të rrezikojmë sërish kthimin prapa drejt restriksioneve dhe masave të ashpra”, deklaroi Filipçe.
Ai potencoi se analizat e epidemiologëve konstatuan se gjendja është stabile, ndërsa strategjia e deritanishme dha rezultat.
Filipçe theksoi se virusi nuk do të largohet dhe me të do të duhet të mësohemi të jetojmë dhe atë për një periudhë më të gjatë kohore. Kjo do të thotë, nënvizoi, se përgjegjësia e qytetarëve tani është akoma më e madhe.
“Është e palejueshme ata të cilët i respektojnë masat të jenë në rrezik nga ata të cilët nuk e bëjnë këtë. U bëj thirrje edhe institucioneve kompetente, të gjitha shkeljet të cilat e rrezikojnë shëndetin publik, duhet të sanksionohen. Dëshiroj të gjithë ta kenë të qartë, me mbrojtje të shëndetit të vet, i mbroni të gjithë rreth jush, shpëtoni jetë të familjarëve tuaj, të bashkëqytetarëve tuaj dhe u ndihmoni punonjësve shëndetësorë. Kjo është beteja jonë e përbashkët. Vetëm së bashku mund ta tejkalojmë këtë situatë. Besoj se nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm dhe më të mençur dhe do të kuptojmë se sa janë të rëndësishme solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma e ndërsjelltë”, theksoi Filipçe./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi