Komisioni i Pavarur për Media ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. Aty deputetët kërkuan sqarime nga KPM-ja për rregulloren që u ndalon medieve të marrin pjesë në seanca.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, pas përfundimit të mbledhjes tha para mediave se në këtë takim u diskutua rregullorja e cila ua ndalon mediave përcjelljen e seancave gjyqësore.
“Diskutuam një rregullore në të cilën është paraparë që media të mos marrin pjesë në gjykimet që do të mbahen. Njëri nga anëtarët tha që është keqkuptuar se nuk është ashtu siç është transmetuar në media dhe është kundërshtuar nga shoqëria civile nga AGK-ja që sigurisht ky ka qenë shqetësim jo vetëm i atyre por edhe i yni. Në pyetjet që unë i bëra thash që nëse nuk ka qenë kjo, pse e keni tërhequr dhe pezulluar një kod etik ku i ndalonte mediat që të marrin pjesë në gjykimet”, tha ai.
Por këtë breng të Ramadanit, mediave, pro edhe shoqërisë civile e hoqi nënkryetarja e Komisionit të Pavarur për Media, Violeta Hyseni-Kelmendi, e cila tha se kodi etik në të cilën ishte paraparë edhe kjo rregull është pezulluar duke marrë parasysh ankesat e shumta.
Ajo garantoi se KPM-ja nuk do të nxjerr asnjë rregullore që cenon punën e pavarur të mediave, përkundrazi sipas saj do të mundohet të lehtësojë punën mediale në vend.
“Siç e dini ky kod në momentin që ka dalë në ëeb-faqen tonë ne kemi marr reagime nga palët e ndryshme dhe nga media të ndryshme. Pas atyre shqetësimeve të cilat janë ngritur nga mediat e kemi diskutuar edhe njëherë dhe kemi vendosur ta pezullojmë një kod të tillë sepse nuk është në interes të KPM-së që të miratojë akte të cilat në fakt do ta pengonin punën e gazetarëve. Në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi i KPM-së që të ndërmerr masa të tilla të cilat do ta pengonin punën e gazetarëve. Përkundrazi nga monitoruesit e KPM-së është menduar që kodi duhet të plotësohet me disa detaje të cilat më pas do ta bënin edhe më të lehtë mënyrën se si do të monitoroheshin mediat dhe se si eventualisht do të sanksionoheshin. Por duke qenë se është vlerësuar që ka gjuhë të tillë dhe kodi është interpretuar asisoj që mund të krijojë pengesa të mëtutjeshme në mënyrën se si raportojnë mediat, atëherë ka qenë vendim unanim i komisionit që ta pezullojë kodin dhe në asnjë mënyrë nuk do të procedojmë me asnjë rregullore e cila do të jetë në kundërshtim me mediat”, tha ajo raporton KP.
Megjithëkëtë deputeti Ramadani tha se mbeten ende të shqetësuar për faktin që nuk dihet se nga kush është shtyrë kjo rregullore, andaj tha se kanë kërkuar nga KPM-ja llogari përse e kanë futur këtë nen në rregullore.
“Ne prapë jemi të shqetësuar dhe kemi kërkuar llogari se pse dhe nga kush është shtyrë që kjo rregullore të hynë në fuqi e që është shumë mirë që kjo rregullore nuk ka kaluar dhe është pezulluar. Unë edhe para Komisioni kërkova nga ta llogari që pse është fut ky nen në atë rregullore dhe në fund e kemi kërkuar atë rregullore që të na dërgojnë edhe me e-mail”, tha ai.
Në këtë mbledhje u diskutuar edhe për procesin e Digjitalizimit, sfidat dhe punën e KPM-së për vitin 2019. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025