LAJMI I FUNDIT:

Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë

Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë

Festivali i Filmit në Sindei (SFF) dhe European Film Promotion (EFP) kanë përzgjedhur filmin ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit ‘Europe! Voices of Women in Film’.

Ky program është krijuar nga European Film Promotion (EFP) dhe Festivalit të Filmi ne Sidnei (SFF). Ky është viti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit dixhital të festivalit do ti kushtohet vëmendje e veçantë.


Filmat e përzgjedhur evropian në këtë këtë program do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian në kuadër të edicionit të 67-të të filmit në Sidnei.

“Së pari, është nder i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa në Sydney Film Festival. Veqanërisht më gëzon faktin që Kosova për herë të dytë përfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova vazhdojnë rrugën e suksesit në skenën ndërkombëtare”.

“E dyta, duke marrë parasysh kohën e veshtirë në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shume falenderuese që Sydney film Festival dhe European film Promotion kanë gjetë mënyrën me vazhdu mbështetjen për filmat dhe artin edhe pse në një formë tjetër, online”,  u shpreh Antoneta Kastrati regjisorja e filmit ‘Zana.

Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahen nga data 10 deri me 21 qershor 2020.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori