LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi ‘nuk përhapet lehtë’ nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve

Coronavirusi ‘nuk përhapet lehtë’ nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve

Coronavirusi “nuk përhapet lehtësisht” nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve, sipas formulimeve të azhurnuara në ueb faqen e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Hulumtimet e mëparshme të publikuara në New England Journal of Medicine, kishin zbuluar se coronavirusi mund të ishte i qëndrueshëm në ajër deri në 3 orë, në bakër deri në 4 orë, në karton deri në 24 orë dhe në plastike dhe çelik inox deri në 72 orë. Por, është akoma e paqartë se sa kohë SARS-CoV-2 mund të mbetet në sipërfaqe dhe sa infektive mund të jenë ato sipërfaqe, shkruan  Live Science.


Coronavirusi përhapet “shumë lehtë dhe i qëndrueshëm midis njerëzve”, dhe kjo është rruga kryesore e transmetimit, thotë CDC në faqen e tyre të internetit. Sidoqoftë, “virusi nuk përhapet lehtë në mënyra të tjera”, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është “e mundur” që COVID-19 të përhapet në mënyra të tjera përveç kontaktit person-person, duke përfshirë prekjen e sipërfaqeve ose objekteve dhe më pas prekjen e gojës, hundës ose syve ose midis kafshëve dhe njerëzve, këto nuk mendohen si rrugët kryesore të transmetimit.

Prapëseprapë, kjo organizatë  ka thënë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm.

CDC ka publikuar një seri udhëzimesh se si të pastrohen dhe dezinfektohen sipërfaqet. “Dëshmitë aktuale sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të mbetet për orë të tëra në sipërfaqe të materiale të ndryshme”, thotë agjencia në udhëzimet e tyre . “Pastrimi i sipërfaqeve të ndotura me dezinfektues është një masë praktike më e mirë për parandalimin e COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes virale në familje dhe mjediset e komunitetit”.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruani distancën e mirë sociale, të lani duart shpesh me sapun dhe ujë dhe pastroni dhe dezinfektoni në mënyrë rutinore sipërfaqet e prekura shpesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori