LAJMI I FUNDIT:

Realme X3 një super celular me një super kamerë

Realme X3 një super celular me një super kamerë

Realme X3 fillon në Evropë dhe vjen me një ekran 120Hz dhe zoom periskop.

Kompania Realme është duke punuar shumë për të fituar teren në tregun evropian. Realme X3 u prezantua të martën, me super performanca dhe me një çmim të arsyeshëm prej 499 euro, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani ka investuar në kamerën e këtij telefoni mjaft shumë dhe tashmë po i bën konkurrencë modeleve të tilla si Samsung Galaxy S20 Ultra, e Huawei P30 P40 ose Oppo Find X2 Pro.


Kamera kryesore ka 64 megapikselë. Në pjesën e përparme është ekrani LCD me diagonale prej 6.6 inç, i cili ka një rezolucion prej 1080 x 2400 pikselë. Shkalla maksimale e rifreskimit prej 120Hz është e jashtëzakonshme. Dy kamera selfie janë të vendosura në një prerje të zgjatur në pjesën e sipërme të majtë.

Telefoni celular nuk mbështet 5G për shkak të zgjedhjes së çipit me Snapdragon 855+. Bateria ka një kapacitet prej 4200 mAh, dhe arrin të mbushet për 55 minuta. /Telegrafi/