Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur afat deri të premten për të publikuar vendimin rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së vendit.
Ndonëse kjo javë po cilësohet vendimtare për situatën politike në vend, analistët thonë se vendimi i gjykaëts nuk do t’i jap fund krizës politike e cila sipas tyre ka zënë fill në vitin 2014 me vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të qeverisë.
Analistja, Donika Emini, thotë për Zërin e Amerikës se pezullimi i dekretit të presidentit solli një qetësi artificiale.
“Ne jemi para një krize të paprecedentë politike, institucionale dhe kushtetuese, ka pasur presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga të dyja anët, janë sulmuar edhe anëtarë edhe përfaqësues të mediave kohëve të fundit pikërisht në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në lidhje hulumtimet apo diskutimet që janë bërë në media lidhur me këtë vendim, ka parti politike të cilat pa e parë vendimin veç se kanë shprehur një lloj mosbindje ndaj atij vendimi dhe kjo normalisht pritet ta thelloj edhe më tej krizën politike në Kosovë”, thotë Emini.
Analisti, Albert Krasniqi thotë se vendimi i gjykatës do të përcaktojë se kush do të jetë në pushtet dhe rrjedhimisht është rritur ndjeshmëria ndaj këtij rasti.
“Çfarë po shohim gjatë kësaj periudhe është ushtruar një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese ndaj palëve të përfshira në këtë rast mirëpo edhe ndaj disa mediave që kanë publikuar informatat të cilat në një mënyrë mundohen që të diskretitojnë legjitimitetin dhe integritetin profesional të gjyqtarëve dhe kështu që çfarë do vendimi që mund të merret nga kjo gjykatë mos të ketë atë përkrahjen e nevojshme”, tha Krasniqi.
Të gjitha partitë politike përveç lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje dhe sipas kryetarit të saj Albin Kurti, njëherëesh kryeminisytër në detyrë, ritheksoi sot se kjo lëvizje do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa një gjë e tillë do të jetë interpretim i Kushtetutës.
“Unë pres prej gjykatës Kushtetuese në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës së Kosovës që do të bëj interpretim të kushtetutës e jo shkrim të saj, as presidenti as kryeministri as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë kushtetutën, ne duhet ta zbatojmë dhe respektojmë atë, gjykata Kushtetuese edhe ta interpretoj atë mirëpo ndryshim të kushtetutës, plotësim të kushtetutës, shkrim të kushtetutës mund të bëjnë vetëm me amendamente parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Sipas analistëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk pritet që t’i jap fund polarizimit të skajshëm politik në Kosovë.
“Frika për destabilizim ka qëndruar gjatë gjithë kohës dhe besoj që pakënaqëshmëritë e partive politike ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellin veç krizë politike sepse atë e kemi, por një krizë shoqërore dhe destabilizim të vendit nëse veç nuk kemi një elitë politike të përgjegjshme që do t’i marr vendimet me qetësi dhe do të punoj së bashku për të tejkaluar këtë krizë”, tha Emini.
“Sa do të prodhojë kjo efekte në tensionimin e situatës politike, situata veç se ka filluar të tensionohet edhe pa pasur një aktgjykim përfundimtar, përgatitjet ose testimet e protestave, thirrjet për zgjedhje gjitha këto na bëjnë të kuptojmë që vendimi nëse nuk do të jetë në favor të lëvizjes Vetëvendosje në veçanti do të ketë edhe një lloj të demonstrimit ndaj këtij aktgjykimi. Sa do të ketë potencial për të kaluar në tensione ose në një dhunë që do të përshkallëzoj në dhunë kjo mbetet të shihet por që nuk besoj se do të shohim skenarë që do të jenë të rrezikshëm dhe do të lëkundin gjithë sistemin në vend”, tha zoti Krasniqi.
Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit i paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeve risë pjesë e koalicionit të saj me lëvizjen Vetëvendosje. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova