LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kosova edhe 12 vjet pas pavarësisë nuk ka asnjë helikopterë

Ahmeti: Kosova edhe 12 vjet pas pavarësisë nuk ka asnjë helikopterë

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti theksoi sot se Kosova 20 vjet pas lufte dhe 12 vjet si shtet i pavarur nuk ka asnjë helikopterë.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se do të duhej të kishim të paktën dy helikopterë, të cilët në bashkë koordinim mundë të përdoreshin për nevoja të ushtrisë, policisë, emergjencave dhe protokollit të shtetit

“20 vite pas luftës dhe 12 vite si shtet i pavarur, Kosova nuk ka asnjë helikopterë të vetëm, për ta përdorur qoftë në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, apo për nevoja të tjera shtetërore. Do duhej të kishim të paktën dy helikopterë, të cilët në bashkë koordinim mundë të përdoreshin për nevoja të ushtrisë, policisë, emergjencave dhe protokollit të shtetit”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/