LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pret vendimin e MSH-së për rifillimin e punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pret vendimin e MSH-së për rifillimin e punës

Përfaqësues i Shoqatës së Gastronomëve, Labinot Ademi ka thënë se bizneset tashmë kanë filluar ta ndjejnë krizën ekonomike dhe kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që në fillim të muajit qershor t’i lejojnë të fillojnë punën.

Ademi ka thënë se si shoqatë kanë kërkuar nga ministria edhe një ndihmë shtesë.

“Shpresoj që nuk do zgjatet më shumë kjo gjendje dhe rishikimi i masave nga ana e ministrit të jetë pozitiv. Shpresoj që nuk do shtyhet më shumë se 1 qershori, pasi tash po e ndjejmë dhe krizën dhe sigurisht kemi punëtor”, ka thënë ai.


Siç tha ai, bizneset kanë nevojë që Pakoja emergjente të ndryshohet.

“Saktësisht kërkesa jonë për ndryshim në Pakon emergjente ka qenë zbatim në rrogë për punëtorët, rimbursim për hapjen e biznesit… ”, tha ndër të tjera ai.

I pyetur se a kanë pasur ndonjë kontakt nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ai tha: “Jo nuk na ka kontaktuar, ne kemi prit një rregullore si shoqatë dhe që ta implementojmë, por jemi duke pritur”. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori