LAJMI I FUNDIT:

Pse gratë që janë në një marrëdhënie me partnerë më të rinj në moshë janë më të lumtura?

Pse gratë që janë në një marrëdhënie me partnerë më të rinj në moshë janë më të lumtura?

Shumica e grave martohen me burra që janë 1-3 vite më të mëdhenj, duke besuar se është gjëja më e mirë për to. Rezulton që ka edhe më mirë

Sipas një mjeku dhe eksperti të marrëdhënieve, gratë që dalin me burra që janë dukshëm më të rinj se ato, kanë tendencë të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur.

Detajet e studimit janë këto:


Janë anketuar 200 gra që janë në një marrëdhënie

Për të mësuar më shumë rreth marrëdhënieve heteroseksuale, Dr. Lehmiller anketoi 200 gra, shkruan Class. Këto përfshinin gra që takoheshin me burra më të rinj se ato, më të vjetër se ato, si dhe gratë që ishin gati në të njëjtën moshë me burrat.

Një hendek moshe rreth 10 vjet është më i përshtatshëm

Pas hulumtimit, u zbulua se gratë që ishin në lidhje me një burrë rreth 10 vite më të ri se ato, ishin më të lumturat. Gjithashtu, ata ishin më të përkushtuar në marrëdhënie në krahasim me zonjat që takonin burra më të mëdhenj ose burra që ishin në moshë të afërt me to.

Gratë ndihen më dominuese në këto marrëdhënie

Ndërsa nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të pretenduar në lidhje me rezultatet, studiuesi ka parashtruar arsye të mundshme pse gratë mund të ndihen më rehatë me burrat e rinj. Sipas tij, gratë dominojnë në këto marrëdhënie dhe ka më shumë hapësirë për barazi.

Edhe burrat janë të lumtur

Hulumtimi shton gjithashtu se të duash dhe të kënaqësh një grua më të madhe në moshë mund t’i bëjë edhe burrat të lumtur. Ekspertë të tjerë kanë shtuar se këto çifte kanë përputhshmëri më të mirë, pjekuri dhe madje mund të jenë prindër më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori