Lordoza lumbale e boshtit kurrizor është deformitet nga i cili boshti kurrizor në pjesën lumbale është shumë i shtrembëruar nga brenda
Ekziston lordoza lumbale e boshtit kurrizor dhe lordoza cervikale. Lordoza lumbale ka të bëjë me pjesën e poshtme të boshtit kurrizor (pjesa lumbale), ndërkaq ajo cervikale në pjesën e qafës.
Te njerëzit të cilët kanë lordozë lubale të boshtit kurrizor shtrembërimi është i dukshëm në pjesën e poshtme të shpinës, përkatësisht nëse shikohet personi nga profili nga ana e prapme, barku është i nxjerrë jashtë.
Lordoza lumbale e boshtit kurrizor shkakton dhembje në pjesën lumbale të shpinës dhe në komblik.
Lordoza lumbale shkaktohet për shkak të qëndrimit jo të drejtë. Shkaktari tjetër mund të jenë shputat e rrafshëta dhe pesha e tepërt e trupit, transmeton Telegrafi.
Çfarë të bëhet te lordoza e boshtit kurrizor
Personi me lordozë lumbale të boshtit kurrizor duhet të forcojë muskujt e trupit, posaçërisht ata të brendshmit, muskujt të cilët mbajnë boshtin kurrizor, muskujt e vitheve, të shtrihet dhe të forcojë muskujt e komblikut (Iliopsoas) – muskulin e madh të ijëve, muskulin anësor dhe muskulin anësor të ijëve.
Iliopsoasi i shkurtër apo i tendosur “e nxjerr” barkun jashtë për ç’shkak krijohen poza specifike në të cilat qëndron personi me lordozë lumbale.
Prandaj është e nevojshme të forcohen muskujt e komblikut dhe të forcohen të gjithë muskujt e trupit të përmendura më sipër, të shpinës dhe barkut dhe gluteusin në mënyrë që boshti kurrizor të arrijë në pozicionin neutral, përkatësisht për t’u përmirësuar qëndrimi dhe për të pushuar dhembja.
Lordoza lumbale e boshtit kurrizor – ushtrimet
Joga është mënyra më e mirë për përmirësimin e lordozës lumbale të boshtit kurrizor sepse asanat e caktuara janë të drejtuara në muskujt e komblikut, m. Iliopsoas, i cili vështirë drejtohet.
Veç kësaj, joga ndihmon forcimin e muskujve të brendshëm të trupit dhe përgjithësisht ndihmon në këndelljen e trupit.
Pos jogës, këshillohen të gjitha ushtrimet e shtrirjes dhe forcimi i muskujve të trupit dhe të gluteusit.
Mënyra pasive e shërimit të lordozës është shërimi në shpinë me këmbë të lakuara në gjunjë të tërhequra në drejtim të barkut.
Nëse dëshironi të shtriheni në bark, apo të flini gjumë në këtë pozitë, nën bark vendosni jastëk që të rrafshojë shpinën.
Rekomandohet edhe terapia fizikale, humbja e peshës së madhe të trupit dhe marrja e vitaminës D.
Në rastet e tjera rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës