LAJMI I FUNDIT:

Trump: Objektet fetare të rihapen këtë fundjavë

Trump: Objektet fetare të rihapen këtë fundjavë

Donald Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në një deklaratë për medie.


“Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare”, shtoi presidenti. “Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë”, u shpreh presidenti.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim”, vazhdoi presidenti në konferencën për shtyp. Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë presidenti në këto rrethana.

Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori