Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është mundësia e vetme që institucionet t’i përmbushin detyrimet kontraktuale që i kanë me Bashkimin Evropian (BE).
Por, sipas zëvendësministrit në detyrë të Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga qeveritë e kaluara, ku sipas tij, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, nuk është përmbushur në nivel të kënaqshëm.
“Ne e shohim procesin tonë drejt rrugëtimit në Bashkimin Evropian, i cili është një përcaktim i joni strategjik. Bashkimi Evropian mbetet adresa e jonë ku ne mëtojmë një ditë të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane, mirëpo kjo rrugë për t’u trasuar në mënyrë të drejtë, është që ne duhet t’i përmbushim ato detyrime kontraktuale që i kemi me Bashkimit Evropian, e cila e para është marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila fatkeqësisht nuk është përmbushur në nivel të kënaqshëm nga qeveritë e kaluara”.
Kryeziu për Ekonomia Online, ka thënë se qeveritë e kaluara marrëveshjen për MSA-në e kanë zbatuar vetëm 50 për qind, por që premton se kjo marrëveshje do të zbatohet në tërësi.
“Vitin e kaluar, nga të dhënat që vijnë nga Qeveria e kaluar, se vetëm 50 për qind e planit për zbatimin e MSA-së është implementuar. Ne jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së këtij programi, i cili duhet të votohet në qeveri dhe do të jemi të kujdesshëm në mbikëqyrjen e zbatimit të të gjitha detyrimeve dhe kritereve të cilat i kanë të parapara ministritë e linjës”, tha ai.
Ndryshe nga pasardhësit e tij që jepnin data rreth liberalizimit të vizave, një gjë të tillë nuk e praktikon Kryeziu. Ai thotë se për këtë proces po punojnë ditë e natë.
“Po ashtu për t’u lidhur me procesin e vizave, që besoj është proces shumë më rëndësi për qytetarët e Kosovës, proces që janë torturuar kosovarët që mundohemi të jemi të kujdesshëm në dhënien e afateve, por po punojmë pa reshtur çdo ditë, e shtunë e diele, që t’i bindim vendet hezituese që me sundimin e ligjit e kemi prioritet jashtëzakonisht shumë dhe ku do të ndërtojmë një shoqëri që të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, tha Kryeziu.
Kryeziut thotë se me marrjen e mandatit, puna e parë e udhëheqësve të këtij dikasteri ka qenë punësimi i studentëve përmes bursës “Celula e të Rinjve”.
Ai thotë se kanë arritur gjithashtu që t’i largojnë nga objektet me qira stafin e tyre, që sipas tij, arrijnë që t’i shpëtojnë buxhetit të shtetit 300 mijë euro.
“Me marrjen e detyrës Ministri të Integrimit, gjëja e parë ka qenë rikthimi i ligjit brenda institucionit. Ne kemi larguar objektet që kanë qenë me qira gjithë stafin ton, që kostoja vjetore ka kaluar 300 mijë euro”.
“Poashtu, i kemi dhënë frymëmarrje bursës ‘Young Cell’ apo ‘Celula e të Rinjve’, ku të rinjtë tanë kanë qenë përfitues të kësaj burse nuk janë punësuar, mirëpo ka pasur një politizim brenda administratës dhe ne jemi munduar dhe kemi dhënë garanci se të gjithë ata të cilët janë përfitues të kësaj burse të bëhen pjesë e institucioneve siç e parasheh kontrata”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?