Posta e Kosovës ka njoftuar se ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar, “20 Vjetori i Gjysmë Maratonës – Prishtina 2020”, dedikuar njërës nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Kosovë, që tani më tradicionalisht mbahet në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga Posta e Kosovës thuhet se kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina me bashkëpunëtorë të tyre, pritën zv.ministrin e MEPTINIS, Edison Jakurti, si dhe kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, transmeton Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës i uruan Sylejmani përvjetorin e 20-të të Gjysmë Maratonës, si e arritur e parë sportive në Kosovën e pasluftës.
“Në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e Federatës së Atletikës së Kosovës, ata i dhuruan pullën e parë postare të punuara në bronz”, thuhet në njoftim.
Zëvendësministri i MEPTINIS, Edison Jakurti dhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, në fjalimet e tyre falënderuan Postën e Kosovës për kontributin e kësaj të fundit në afirmimin e vlerave tona shtetërore, konkretisht të atletikës.
“Gara e parë e gjysmë maratonës së Prishtinës ishte organizuar për herë të parë më 8 prill 2001 me moton “Festo Pranverën – Vrapo për paqe dhe tolerancë”, e cila ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit pa dallim moshe, gjinie dhe etnie, përfshirë edhe persona me aftësi të veçanta.
Përmes kësaj pulle postare që ka vlerën nominale 1.80 €, Filatelia e Postës së Kosovës kontribuon në afirmimin e atletikës, ndërsa motivon atletët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit