LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane: Përdorimi i klauzolës së forcës madhore në kontrata shumë i rëndësishëm për bizneset

Oda Ekonomike Amerikane: Përdorimi i klauzolës së forcës madhore në kontrata shumë i rëndësishëm për bizneset

Megjithëse legjislacioni kosovar e lë përfshirjen e forcës madhore në kontrata në diskrecionin e palëve, pandemia COVID-19 si ngjarje e paparashikuar dhe jo e kontrollueshme ka krijuar nevojë të theksuar për inkorporimin e kësaj klauzole në kontrata, duke e marrë parasysh krijimin e pamundësive të shumta të veprimit nga ndonjëra palë si pasojë e kësaj pandemie.

Kjo u tha mes tjerash në forumin virtual të radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi përdorimin dhe sfidat e ndryshme për klauzolat e forcës madhore në kontrata.


Avokati Fisnik Salihu theksoi se kjo pandemi ka sjellë në pah nevojën e kontratave sa më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që palët të mbrojnë pozicionin e tyre gjatë kohëzgjatjes së të njëjtave.

Salihu shtoi se për ta shfrytëzuar klauzolën e forcës madhore gjatë kësaj situate duhet të shqyrtohet kontrata e nënshkruar mes biznesit dhe palës tjetër me këshilltarë ligjorë, si dhe listimi i forcës madhore në kontratë, në mënyrë që të respektohen afatet e paracaktuara dhe pala të lirohet nga detyrimet kontraktuese.

Për më tepër, ai theksoi se pandemia COVID-19 është forcë madhore dhe klasifikohet si e tillë me term ligjorë, prandaj bizneset mund të thërrasin mbi klauzolën e forcave madhore për rishikim dhe mbajtje të pozitës që e kanë të vendosur në kontratë.

Avokati Visar Ramaj tha se si rrjedhojë e forcës madhore siç është në këtë rast pandemia COVID-19, bizneset nuk kanë pasur qasje efektive në mekanizmat ligjorë dhe kjo ka shkaktuar vonesa të shumta në procesimin e lëndëve.

Ai shtoi se sa i përket ndarjes së rrezikut, kontrata e nënshkruar në mes të dy palëve është instrument që lejon diskutimin e ngjarjeve të paparashikuara, përmes klauzolës së forcës madhore.

Sipas Ramajt, në rast së palët nuk e kanë parashikuar specifikisht në kontratë se si do të veprojnë në rast të forcave madhore, atëherë aplikohen dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve përmes palëve.

Ai theksoi gjithashtu se nëse nuk përmbushen kontratat si pasojë e këtyre forcave, palës tjetër nuk i mundësohet e drejta të padis për dëmshpërblim, por vetëm të bëjë shkëputje të kontratës në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori