Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në bashkëpunim edhe me Handikos, UNICEF dhe Rotary Club Gjilani, duke potencuar faktin se të gjithë njerëzit pa dallime janë të barabartë para Zotit dhe ligjit, kanë bërë sot shpërndarjen e 333 pakove ushqimore dhe higjienike dhe 50 tabletëve për personat dhe nxënësit me aftësi të kufizuara.
“Të gjitha shoqëritë sprovohen dhe ato kanë ndodhur në të gjitha kohërat. Askush nuk mund të gjej arsyen apo të thotë, pse jemi të ndryshëm si njerëz? Duke qenë të ndryshëm në jetë, në pamje dhe në mundësi tjera, natyrisht se nuk e dimë a është më i drejtë, më i mirë dhe më i aftë Afrimi në karrocë apo unë, në ushtrimin e jetës, aktiviteteve dhe angazhime të tjera. Këto të gjitha janë sprova, mirëpo ne në zemra duhet të ndjehemi të barabartë, pa aftësi të kufizuara apo mundësi të kufizuara”, tha Haziri.
Ai ka thënë se bashkë me donatorët e ndryshëm dhe me shpirtin solidar e human të gjilanasve sot janë 330 familje që do ta kenë më lehtë një muaj.
“Gjithashtu, në këtë aksion do të jenë përfitues 50 fëmijë me tabletë të dhuruar nga Lazim Destani dhe Ekolog-ut dhe sigurisht është më lehtë, mirëpo të jemi së bashku dhe t’i bëjmë të lehtë 12 muaj, sepse mundemi së bashku dhe t’i bëjmë njerëzit të barabartë në jetë”, ka thënë mes tjerash Haziri.
Në fjalën e tij, Fatmir Shurdhani, drejtor i Handikos në Gjilan, ka thënë se fal angazhimit kryetarit Haziri dhe shumë institucioneve, sot po mbështetet kategoria e cila jeton me kushte të vështira, duke falënderuar kështu për kontributin të gjithë donatorët që sot kanë gëzuar numër të konsiderueshëm të familjeve.
Fadil Rrahmani, bartës të këtij aksioni dhe Shpëtim Miftari nga Rotary Club Gjilani, kanë thënë se në këtë kohë pandemie në vazhdimësi janë marrë me aksione të ndryshme në dobi të përgjithshme, mirëpo sot është aksion i veçantë, sepse përfshirja është e tillë, mirëpo me një dimension krejt tjetër.
Nga ana e tij Dren Rexha, përfaqësues i UNICEF, në fjalën e tij ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit, derisa ka drejtuar një kërkesë për përkrahje më të madhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për personat me aftësi të kufizuara.
Afrim Maliqi, drejtor i Handikos në nivel të Kosovës, ka potencuar se bazuar në të dhënat dhe statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15 për qind e popullsisë mund të jenë persona me aftësi të kufizuara, prandaj edhe duhet një mbështetje më e madhe në të gjitha nivelet, e veçanërisht në këtë periudhë të përballjes me pandeminë, kur ky kujdes duhet të jetë më i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova