Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon etiketimin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndaj gazetarit të online mediumit “In7.tv”, Albrim Hoxha. Pas mbledhjes së djeshme të liderëve të partive, Ahmeti dha një deklaratë për mediat dhe pas pyetjes së parashtruar nga Hoxha, ai akuzoi gazetarin se ishte “i vegetosur”.
Zyrtarët publik dhe veçanërisht drejtuesit e partive politike duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të kuptohen si etiketim i gazetarëve, sepse kjo nuk është në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike. Deklarata të tilla mund të stimulojnë sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve nga anëtarët e partisë, dhe kjo mund të sjellë shumë pasoja negative. Në fakt, vetëm disa ditë para deklaratës së Ahmetit, gazetari i njëjtë ishte i ftuar në bisedë informative në stacionin policor në Strugë, ku nga ai është kërkuar të zbulojë burimet e tij të informimit, që paraqet një përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar gazetarin.
Kujtojmë Ahmetin se gazetarët janë zëri i publikut dhe detyra kryesore e tyre është të hulumtojnë dhe të bëjnë pyetje që janë në interes të publikut, ndërsa politikanët janë ata që duhet të japin përgjigje dhe të sigurojnë kushte të sigurta të punës për gazetarët dhe punonjësit mediatik.
Ky nuk është rasti i parë i sjelljes së papërshtatshme të përfaqësuesve të kësaj partie ndaj gazetarëve dhe kjo është arsyeja pse SHGM do të informojë të gjitha organizatat përkatëse vendase dhe ndërkombëtare për këtë dhe për të gjitha rastet e mëparshme.
U bëjmë thirrje partive politike të punojnë seriozisht në marrëdhëniet me gazetarët, pasi ato janë arsyeja kryesore për renditjen e dobët të vendit në indekset botërore që masin lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime