Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.
Përpos rënies së fuqisë blerëse, humbjet më të mëdha këtyre bizneseve u janë shkaktuar nga mbyllja e gastronomisë.
Krahas shitjes së produkteve në dyqane, markete dhe tregje të ndryshme, prodhuesit e produkteve nga qumështi furnizojnë restorantet e lokalet e ushqimit të shpejtë.
Milazim Berisha, pronar i fermës dhe qumështores “Eurolona”, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, thotë se ky sektor nuk ka pasur përkrahjen e nevojshme institucionale që nga shfaqja e pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe, sipas Berishës, është rrezikuar funksionimi i shumë bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit.
“Me kalimin e kohës dhe ndërprerjen e punës së institucioneve publike dhe bizneseve private dhe institucioneve të tjera është paraqitur problemi i fuqisë blerëse. Duke marrë parasysh edhe numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi pasur çdo vit, këtë vit nuk do ta kemi, edhe nëse e kemi do të jetë në masë të vogël, priten probleme më të mëdha dhe rritje të stoqeve”, thotë Berisha.
Berisha thotë se pasojat do të jenë më afatgjata për bizneset që operojnë në këtë sektor, pasi ato kanë regjistruar humbje si pasojë e mosshitjes së produkteve në kohën e pandemisë.
“Dëmet janë të mëdha. Pastaj janë dhe pasojat që do të mbesin edhe për një periudhë të caktuar sepse kjo ndikon në shumë pika të organizimit, si në shpërndarje ashtu edhe në inkasim”.
“Kemi problem edhe me prishje (të produkteve) të cilat janë nëpër shitore për shkak të pamundësisë së shitjes sepse janë produkte të freskëta që nuk kanë një afat të gjatë të përdorimit dhe ne duhet t’i kthejmë ato produkte dhe t’i zëvendësojmë me të reja. Në këto raste gjithmonë dëmtohet fabrika e qumështit”, thotë Berisha.
Prodhuesit e qumështit thonë se në këtë fazë të pandemisë, institucionet është dashur që të subvencionojnë prodhimin e qumështit.
Sipas tyre një gjë të tillë e kanë bërë shtetet e rajonit duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e konkurrencës ndaj produkteve vendore në Kosovë.
Produktet e importuara sfiduan prodhimin vendor
Prodhuesit thonë se koha e pandemisë është dashur që të shfrytëzohet për të bërë fushata në mbështetje të produkteve vendore të qumështit.
Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj thotë se sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka punuar me kapacitet të kufizuar që nga muaji mars.
“Kemi obligime ndaj fermerëve, kemi obligime ndaj ambalazhit, kemi obligime ndaj pagave të punëtorëve sepse ne nuk e kemi ndalë punën edhe në këto kushte çfarë kanë qenë. Ne kemi dalë nëpër terren kemi grumbulluar qumësht. Nuk e kemi ndalë industrinë dhe jemi munduar të furnizojmë popullin me produkte të qumështit. Kjo është një sfidë e madhe dhe kemi pasur barrë vetëm ne. Po frikësohem tash që ato magazina që janë mbushur ekziston mundësia që të hidhen si mbeturinë”, thotë Durmishaj.
”Situata është më rëndë dhe për shkak të konkurrencës që bëjnë produktet e importuara”, thotë kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj.
”Ky problem i grumbullimit është në krejt rajonin, por tash kanë gjetur kanale sepse janë shtete më të forta dhe po subvencionojnë produktet e qumështit dhe ata po i orientojnë nga ne me disa çmime të lira të cilat po na e marrin tregun, aq pak qe kanë mbetur konsumatorë. Kur është në pyetje pastaj çmimi, qytetarët po i marrin më lirë produktet e huaja”, shton ai.
Industria e qumështit punëson mbi 5,500 punëtorë
Shoqata e Industrisë së Qumështit së fundi është takuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë në kapërcimin e krizës në të cilën është përfshirë ky sektor.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, kjo industri ka rreth 2,500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3,000 punëtorë në atë të shpërndarjes.
Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë, vazhdimisht kanë kërkuar përkrahje sidomos në promovimin e prodhimeve vendore.
Mirëpo, në tregun e Kosovës vazhdojnë të jenë mjaft të shtrira produktet e importuara. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova