Nga: Andi Mema
Fjalori i Marko Boçarit përbën një thesar të njërit prej dialekteve më të rralla të toskërishtes që flitej në malësinë e Sulit.Dorëshkrimi burimor i këtij fjalorthi gjendet në Librarinë Kombëtare në Paris, me titullin fillestar “Leksikon i romaishtes së thjeshtë dhe gjuhës arbanite” (Λεξικόν της Ρωμαϊκοις και Αρβανητηκής Απλής).
Lënda e fjalorit nuk është se përvijon ndonjë kriter rigoroz, ku fjalët greke që gjenden në kolonën në të majtë të faqeve janë pa ndonjë rend alfabetik. Nga një përmbledhje e plotë, hyrjet në greqisht janë 1701, kurse ato në shqipe 1494. Për autorin e këtij kontributi janë hedhur dyshime të arsyeshme. Duket se Marko Boçari është vetëm përkthyesi në greqisht, përkatësisht ai që gjeti përkatësen greke të fjalëve shqipe.
Ky fjalorth u përpilua në Korfuz, më 1809, me ngulmimin e konsullit francez në Janinë François Pouqueville. Studiuesi Xhevat Lloshi mohon se Marko Boçari është autor i fjalorthit, për shkak se, sipas tij, ai ka qenë tepër i ri në këtë kohë dhe se konsulli francez e thoshte qartë që fjalori është shkruar sipas diktatit të familjarëve të Markos.
Kështu mendon edhe studiuesi me prejardhje shqiptare, Titos Johalas, i cili beson se fjalorthi është diktuar nga Kiço dhe Notis Boçari, si dhe vjehrri i tij nga Preveza Kristaq Kallogjeri.
Duke qenë se për shumë arsye ky fjalorth ishte i papërdorshëm për suliotët, Johalas beson se nisma e Boçarëve është bërë me qëllim të lehtësimit të punës së konsullit francez për një glosar frëngo-shqiptar. Idioma shqipe e përdorur në këtë fjalorth dygjuhësh është një veçanësi dialektore e toskërishtes, me plot elemente të moçme që hasen edhe në të folmet e arbëreshëve në Kalabri dhe Sicili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit