LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti i lojtarit: Barcelona mund ta transferojë Caglar Soyuncun

E konfirmon agjenti i lojtarit: Barcelona mund ta transferojë Caglar Soyuncun

Caglar Soyuncu është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Qendërmbrojtësi turk iu bashkua Leicester Cityt dy vite më parë nga Freiburg dhe tani është bërë njëri nga më të rëndësishmit në klubin anglez.


Shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për të, përfshirë Arsenalin, Manchester Untiedin, Liverpoolin, Paris Saint Germainin dhe Barcelonën.

Por agjenti i lojtarit, Mustafa Dogru ka konfirmuar se klienti i tij këtë verë mund t’i bashkohet Barcelonës, pasi katalunasit janë duke kërkuar një mbrojtës qendror.

Caglar Soyuncu . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Është shumë e mundur që Barcelona ta transferojë këtë verë Soyuncun, pasi ata e njohin atë dhe e donin edhe më parë, para se Caglar të transferohej te Freiburg nga Altinordu”.

“Kam pasur biseda me Barcelonën në vitin 2016, por në fund zgjodhëm Freiburgun pasi Caglar synonte të luante rregullisht, ndërsa Barcelona pretendonte ta linte atë fillimisht në ekipin B”, tha Dogru.

Transferimi i 23-vjeçarit i kushtoi Leicesterit 21 milionë euro, ndërsa klubi anglez tani e vlerëson atë rreth 50 milionë.

“Liverpooli është skuadra e vetme angleze që mund ta marrë atë, por edhe PSG mbetet një opsion interesant”, përfundoi Dogru për AS.

Barcelona nga ana tjetër është në kërkim të një mbrojtësi qendror pasi Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo pritet të largohen në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori