LAJMI I FUNDIT:

Pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar, sot protestë simbolike edhe në Prishtinë

Pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar, sot protestë simbolike edhe në Prishtinë
Teatri Kombëtar i Kosovës

Gjatë ditës së sotme është rrënuar objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Reagimet dhe shqetësimet e artistëve shqiptarë kanë qenë të shumta, të cilët kanë shprehur paknaqësitë e tyre përmes rrjeteve sociale.


Krahas kësaj, sot nga ora 17:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë është paralajmëruar protestë simbolike në mbështetje të protestës që po organizohet në Shqipëri.

Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë (Foto: YouTube)

Paralajmërimi i plotë:

“Aksion simbolik në solidaritet #MeTeatrin

Vendi: Teatri Kombëtar, Prishtinë.

Data: 17 maj 2020

Ora: 17:00 h

Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite. Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë. Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës u listua ndër shtatë objektet më të rrezikuara në Evropë nga Europa Nostra – një ndër organizatat më të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrë protestë sot në Tiranë dhe me qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në zonën rreth Teatrit.

Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatrit”.

/Telegrafi/

Teatri Kombëtar i Kosovës

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Magazina
Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori