LAJMI I FUNDIT:

Audi e ka një ekip special që merret vetëm me nuhatjen e aromës së pjesëve përbërëse të makinës

Audi e ka një ekip special që merret vetëm me nuhatjen e aromës së pjesëve përbërëse të makinës

Në makinat nga Audi, nuk lejohet të montohet asnjë pjesë që lëshon aromë

Dihet se është një prodhues kualitativ, i vendosur që blerësi i makinave, të ketë eksperiencën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Por, që gjithçka të jetë në nivelin e duhur, Audi ka angazhuar edhe një ekip special, që merren vetëm me nuhatjen e aromave të pjesëve përbërëse që vendosen në makina. Tash e 30 vite, ata gjejnë nëse ndonjë material lëshon erë, si dhe a mund të përdoret për brendi.


Që nga viti 1985, njësiti për aroma, apo më mirë i njohur si “njësiti hundë”, punojnë që pjesët të kenë sa më pak aromë, pasi nuk mund ta largojnë aromën në tërësi.

Aroma si e vajit të peshkut, shtrojave të dyshemesë, apo qepës janë të patolerueshme. Janë rreth 500 komponentë të ndryshëm, të cilat nuhaten nga ky ekip, ndërsa vlerësohen në gjashtë kategori të ndryshme.

Nëse aroma e materialit apo kimikaleve që janë përdorur për ta ndërtuar, vlerësohet nga një deri në katër, atëherë lejohet të përdoret në makinë, por nëse vlerësohet me pesë apo gjashtë, largohet nga përdorimi.

Megjithëse duket paksa e çuditshme, ky ekip prej pesë personave punon në orar të plotë sikur çdo punonjës në Audi dhe merret vetëm me aromat e këtyre pjesëve në situata të ndryshme.

Ata përdorin simulime të shumta, në mënyrë që të sigurohen se një makinë Audi, nuk lëshon aromë edhe në rrethana më ekstreme, por vazhdon të ketë gjendje të mirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/wRPU3n7UEkw

Në trend Auto

Më shumë
Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Auto
Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Auto
Largohet nga puna shoferi turk: Luante “Candy Crush” gjatë vozitjes së autobusit (Video)

Largohet nga puna shoferi turk: Luante “Candy Crush” gjatë vozitjes së autobusit (Video)

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Auto
“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

Auto
Përplas motoçikletën dhe hidhet mbi veturë, në përpjekje për të përfituar nga sigurimi (Video)

Përplas motoçikletën dhe hidhet mbi veturë, në përpjekje për të përfituar nga sigurimi (Video)

Kalo në kategori