LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i ujit të Lumit Vardar

Rritet niveli i ujit të Lumit Vardar

Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, niveli i ujit në pothuajse të gjitha lumenjtë e vendit është më i ulët nga mesatarja për majin.

Përjashtim është Vardari në vendin e matjes afër Jegunocës dhe Bauna afër Bogomilës ku niveli është më i
lartë se mesatarja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Niveli i Vardarit afër Jegunocit është rritur për 24 centimetra në krahasim me atë të djeshmen, ndërsa rritje të vogël ka në vendet e matjes afër Shkupit dhe Demir Kapisë.

Më i lartë se mesatarja është niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe Ohrit edhe atë për 2,93 metra në Dojran dhe për një centimetër te Liqeni i Ohrit. Niveli, megjithatë i Liqenit të Prespës është për 96 centimetra më i ulët nga mesatarja shumëvjeçare për majin./Telegrafi/