LAJMI I FUNDIT:

Shteti afrikan dëbon përfaqësuesin e OBSH-së para zgjedhjeve

Shteti afrikan dëbon përfaqësuesin e OBSH-së para zgjedhjeve

Burundi ka dëbuar përfaqësuesin e OBSH-së nga vendi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe pasi organizata paralajmëroi për rrezikun e mitingjeve të mëdha politike.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se përfaqësuesi i OBSH-së në Burundi, Walter Kazadi Mulombo, është shpallur person non-grata dhe duhet të largohet nga ky shtet i Afrikës Lindore deri nesër.


Tre ekspertë të tjerë të OBSH-së në vend u urdhëruan gjithashtu të largoheshin, raporton AP.

Nuk ka asnjë shpjegim për dëbimet, të cilat vijnë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 20 majit, dhe në një kohë kur mjekët dhe opozita po akuzojnë qeverinë e Burundit për fshehjen e COVID-19.

Deri më tani, 27 të infektuar dhe një vdekje janë raportuar zyrtarisht në vend.

Një zyrtar lokal që nuk dëshironte të emërohej, tha për AFP se i gjithë ekipi i OBSH-së i ngarkuar për përkrahjen e Burundit në përgjigjen e tij ndaj coronavirusit ishte dëbuar.

Qeveria ka vendosur të mbyllë kufijtë, por nuk ka marrë asnjë masë mbylljeje, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera të rajonit.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, tubimet politike janë zhvilluar normalisht dhe kanë tërhequr një numër të madh njerëzish, dhe masa të vërteta sanitare nuk janë zbatuar.

Burundi përdor kufizime në lidhje me virusin për të kufizuar ardhjen e vëzhguesve të zgjedhjeve, dhe u kërkon të huajve për një karantinë 14-ditore pas mbërritjes në vend.

Një muaj më parë, Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit filloi të njëjtën procedurë kundër katër zyrtarëve të OBSH-së, por e pezulloi pas bisedimeve midis kreut të shtetit Pierre Nkurunziz dhe drejtorit të Përgjithshëm të OBSH, sipas burimeve diplomatike. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori