LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Katër gra të hospitalizuara në Klinikën Gjinekologjike janë në pritje të rezultateve për COVID-19

Ismaili: Katër gra të hospitalizuara në Klinikën Gjinekologjike janë në pritje të rezultateve për COVID-19

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismaili ka folur për trajtimin e shtatzënave dhe lehonave në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Ismaili në RTV Dukagjini ka thënë se momentalisht në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike janë të hospitalizuara katër paciente.


“Dy janë lehona, njëra ka lindur dje dhe një tjetër sot. Një tjetër paciente është në javën e gjashtë të shtatzënisë dhe një tjetër që ka bërë abort. Testet për coronavirus janë marrë dje dhe sot po i presim rezultatet. Gjendja e të gjithave është stabile”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë thotë se pacientet në fjalë janë të vendosura në një repart të veçantë për shkak të mundësisë së infeksionit me COVID-19.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 671 janë shëruar ndërsa 29 kanë përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori