LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për gjakovarin, i cili dyshohet se ka dhunuar një 16-vjeçare

Një muaj paraburgim për gjakovarin, i cili dyshohet se ka dhunuar një 16-vjeçare

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit P. Rr., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

“Më 11 maj 2020 rreth orës 11:30 në Gjakovë, me presion ka kryer akt seksual-oral me të miturën-dëmtuarën nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Një shtetase e Shqipërisë pranon se ka kryer marrëdhënie në këmbim të parave, arrestohet gjakovari
Lexo po ashtu Një shtetase e Shqipërisë pranon se ka kryer marrëdhënie në këmbim të parave, arrestohet gjakovari

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 12 maj 2020 dhe do të zgjasë deri më 11 qershor 2020”, vijon njoftimi.

Gjykata Themelore në Gjakovë, thekson se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori