LAJMI I FUNDIT:

Festoi e lumtur xhiron e 250-të në pistën e Nurburgringut, katërvjeçarja kishte edhe një kërkesë para se të shkonin në shtëpi

Festoi e lumtur xhiron e 250-të në pistën e Nurburgringut, katërvjeçarja kishte edhe një kërkesë para se të shkonin në shtëpi

Për t’i bërë edhe më xhelozë dashamirësit e makinave, ajo ishte në një Porsche Cayman GTS

Analisese është vetëm katërvjeçare, por mund të konsiderohet si një veterane e pistës së Nurburgringut, transmeton Telegrafi.


Megjithëse në ulësen speciale për fëmijë, ajo ka qenë me të atin  saj Robert Mitchell, i cili ndjehej krenar ndërsa voziste veturën dhe si shoqëruese e kishte të bijën e tij.

Kjo ishte hera e 250-të, që ata të dy e kishin kaluar së bashku pistën Green Hell, ndërsa voziteshin me makina të ndryshme sportive si Porsche 911 GT2 RS, Voskwagen Golf GTI, deri te McLaren 675 LT Spider.

Duke e pasur prioritet sigurinë, Analise ka qenë çdo herë e lidhur në mënyrën e duhur, ndërsa babai i saj nuk voziste me shpejtësi.

Gjatë tërë kohës, ai e pyeste për kthesat dhe pistën ku ndodheshin, ndërsa i kërkoi që të ngrite duart dhe të festonte, kur e kaluan rekordin e tyre.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo kishte edhe një kërkesë, pasi tha se donte t’i bënin edhe dy xhiro, kur babai i tha nëse është gati që të shkojnë në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"

Auto
Kalo në kategori