LAJMI I FUNDIT:

Policia kroate ua ngjyros kryqin në kokë refugjatëve – për t’i ‘identifikuar’ apo sepse janë myslimanë?

Policia kroate ua ngjyros kryqin në kokë refugjatëve – për t’i ‘identifikuar’ apo sepse janë myslimanë?

Policia kroate dyshohet se po i ngjyrosë kokat azilkërkuesve me kryqe, kur ata kapen duke u përpjekur të kalojnë kufirin nga Bosnja.

Mediumi britanik The Guardian shkruan se ka siguruar një numër fotografish të asaj që është përshkruar si “poshtërimi” i fundit i kryer nga autoritetet kroate kundër migrantëve që udhëtojnë përgjatë vendeve ballkanike.


Siç shkruan mediumi britanik, përcjell Telegrafi, OKB i ka kërkuar qeverisë kroate të hetojë të gjitha pretendimet e abuzimit.

“Është e qartë se një nga efektet e synuara të kësaj sjelljeje është të poshtërojë refugjatët dhe migrantët që përpiqen të kalojnë kufirin”, ka thënë Jack Sapoch nga No Name Kitchen (NNK), një OJQ që operon në Velika Kladushë, 2 km larg kufirit, dhe është anëtar i organizatës mbikëqyrëse të Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare.

“Me sa shoh, kjo është rezultat i njërës prej dy motivimeve. Ose autoritetet kroate që kryejnë këto akte janë duke përdorur bojën për të identifikuar dhe poshtëruar ata, ose, më shqetësuese, ata po e përdorin këtë si një taktikë për të traumatizuar psikologjikisht këta burra – shumica e të cilëve janë myslimanë – me një simbol fetar”, ka vlerësuar Sapoch.

Më 6 maj në Poljana, Bosnje, burime raportuan për NNK se një grup njerëzish ishin kthyer prapa dhe spërkatur me bojë portokalli.

Grupi gjithashtu kishte vjedhur paratë e tyre dhe telefonat mobil; disave ua kishin marrë edhe këpucët.

Më 7 maj, një grup i ndryshëm u kthye në kampin Miral jashtë Velika Kladusha duke përshkruar një trajtim të ngjashëm.

Sipas The Guardian, edhe policia kroate është kontaktuar për një koment, duke shtuar se autoritetet kanë theksuar nevojën për të mbrojtur kufijtë e tyre.

Ndryshe, bëhet e ditur se çdo natë grupe të azilkërkuesve përpiqen të kalojnë nga Bosnja në Kroaci, ku skuadrilat e policisë i presin ata në kufi.

Të armatosur me pistoleta dhe syze për shikimin natën, ata patrullojnë kufirin e jashtëm më të gjatë të BE-së.

Azilkërkuesit e quajnë kalimin e kufirit “lojë”, por është një ndërmarrje e rrezikshme.

Ndërkohë, siç raporton më tej The Guardian, punëtorët e ndihmës, mjekët, rojet e kufirit dhe zyrtarët e OKB-së kanë dokumentuar abuzimin sistematik dhe dhunën e kryer nga policia, me migrantë që shpesh rriheshin, vidheshin dhe madje ua kishin hequr rrobat e tyre.

E Agjencia e refugjatëve e OKB-së, UNHCR, tha që ishte “thellësisht e shqetësuar për dhunën e raportuar dhe trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve nga policia kroate”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori