LAJMI I FUNDIT:

Nis hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri

Nis hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri

Ka nisur hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri. Të parët janë qytetarët e Kosovës të cilët kanë leje qëndrimi apo shtetësi shqiptare të cilët janë lejuar të udhëtojnë për t’u vendosur në pronat e tyre.

Në një intervistë për Tv Klan, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi tha se këta qytetarë duhet të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e qytetit ku do të qëndrojnë.


“Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të dalin jashtë shtëpive dhe banesave të tyre për të kryer shërbime në orare të caktuara siç është për të gjithë qytetarët shqiptarë”tha ai.

Shtimi numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar marrjen e vendimeve të autoriteteve shqiptare për të cakuar datat e sakta se kur qytetarët e tjerë do të lejohen të qarkullojnë drejt Shqipërisë, megjithatë përmendet muaji qershor.

“Është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë që duhet patjetër që shifrat të shkojnë drejt zeroz që njerëzit e Kosovës të mund të shkojnë drejt territorit të Shqipërisë si dhe ata të Shqipërisë drejt Kosovës. Deti aty është, aty do të jetë. Jam i bindur se qershori, më së largu mesi i qershorit, ose më vonë nëse jemi strikt, ne do t’i afrohemi më shumë detit, në të kundërtën do t’i largohet”, tha ai.

Ka nisur edhe lejimi i qarkullimit të mallrave, por kryesisht ato që vijnë në Portin e Durrësit drejt Kosovës.

Sipas ambasadori Minxhozi, lirimi masiv i mallrave nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas bëhet në kohë të caktuar në një fazë të caktuar. /Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori