LAJMI I FUNDIT:

Ferrari gjen zëvendësimin për Sebastian Vettelin

Ferrari gjen zëvendësimin për Sebastian Vettelin

Sebastian Vettel e ka zyrtarizuar sot vendimin për t’u larguar nga Ferrari në fund të vitit.

Kjo pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovim me skuadrën e italiane, ndërsa mesazhi i parë ka ardhur nga shoku i tij te Ferrari, Charlse Leclerc.


Marrëdhëniet mes të dyve nuk kanë qenë të përsosura gjatë sezonit që lamë pas dhe shpeshherë ka pasur edhe tension e betejë në fushë mes tyre, si të ishin rivalë.

Por Charlse Leclerc ka pasur vetëm fjalë të mira për shokun e skuadrës.

“Ka qenë një nder i madh për mua të jem shoku jot i skuadrës. Ka pasur momente tensioni në pistë dhe të tjera të mira, që nuk kanë përfunduar siç duhej, por respekti nuk ka munguar asnjëherë, edhe pse nuk perceptohej kështu nga jashtë”.

“Nuk kam mësuar kurrë kaq shumë sa gjatë kohës me ty. Shumë faleminderit për të gjitha Seb”, ka shkruar Leclerc në rrjetet sociale.

Ndërkohë menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zëvendësojnë Vettel në skuadrën e Ferrarit, por në Itali këmbëngulin se i përzgjedhuri është spanjolli Carlos Sainz Junior, djali i kampionit të botës në Rally.

Ky i fundit është pjesë e McLaren, por shumë shpejt pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me Ferrarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori