LAJMI I FUNDIT:

HANDIKOS: Kosova përmbush veç rreth 30 për qind të ligjeve në fuqi për personat me aftësi të kufizuara

HANDIKOS: Kosova përmbush veç rreth 30 për qind të ligjeve në fuqi për personat me aftësi të kufizuara

HANDIKOS sot ka lansuar raportin hulumtues ‘’Standardet ndërkombëtare  mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?’’, të punuar tash e disa muaj rreth asaj se ku qëndron Kosova në raport me standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar.

Rezultatet e hulumtimit pasqyrojnë se vetëm 30 për qind e standardeve të kërkuara ndërkombëtare janë të integruara në ligjet në fuqi që rregullojnë çështjet e personave me aftësi të kufizuara.

“Raporti i hulumtimit ka identifikuar se një nga kategoritë themelore e të drejtave të tyre- Qasshmëria, vetëm 6,7%, të standardeve ndërkombëtare janë të përfshira në legjislacionin e Kosovës. Sipas raportit, rreth 70% të standardeve ndërkombëtare mungojnë ose janë pjesërisht të përfshira apo/dhe të integruara në legjislacionin e Kosovës”, thuhet në raport.


HANDIKOS thekon se institucionet e Kosovës duhet të përmirësojnë legjislacionin ekzistues të afërsisë së kufizuar sipas standardeve ndërkombëtare, duke u mundësuar personave me aftësi të kufizuara të gëzojnë dhe ushtrojnë plotësisht të drejtat dhe shërbimet përkatëse.

Hulumtimi është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të projektit “Promovimi gjithëpërfshirës në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel Lokal, Nacional dhe Regjional”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland, Threshold, Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori