LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ndalesat janë vendosur në nivel nacional, edhe lehtësimet do të jenë të tilla

Filipçe: Ndalesat janë vendosur në nivel nacional, edhe lehtësimet do të jenë të tilla
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për “Sllobodna TV” ka folur rreth gjendjes me coronavirusin në vend, si dhe paralajmërimet për lehtësimin e masave.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme është biseduar për lehtësimin e disa masave, ndërsa do të finalizohen. Filipçe deklaroi se duhet të finalizohet gjithë plani detal dhe rekomandimet për funksionim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Materiali gjithpërfshirës është përgatitur, por kur do të jetë data, do të diskutohet sot. Ne kemi bërë një model autentik sipas karakteristikave të popullatës. Dy shtete nuk mund të krahasohen njëri me tjetrin. Mendoj se kemi bërë model të suksesshëm për luftën ndaj virusit. Lehtësimi i masave të bëhet vetëm në disa qytete dhe rajone është e vështirë, pasi që nga fillimi kemi pasur qasje nacionale. Edhe lehtësimi do të jetë ashtu”, tha Filipçe.


Ai shtoi se me lehtësimin e masave ndaluese, nënkuptohet që nëse respektohen të njëjtat do të ketë ulje të transmetimit të virusit.

“Ne jemi ndër vendet e para në Evropë që rekomanduam bartjen e maskave, që nëse respektohet ka mundësi serioze, edhe nëse lirojmë lëvizjen e qytetarëve, të parandalohet virusi”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori