Edhe pse Qeveria ka sjellë vendim që Mali Sharr të shpallet Park kombëtar, megjithatë deri në arritjen e këtij qëllimi do të duhet edhe shumë kohë. Shoqatat joqeveritare që janë marrë me këtë problematikë thonë se ky është vendim i vonuar, por megjithatë duhet ende shumë punë. Sipas të njëjtave shoqata, nevojitet që të konsultohet edhe popullata, sidomos në pjesën ku duhet të vendosen kufijtë.
“Jemi të vetëdijshëm se ndodhemi në gjysmë të rrugës, jemi të vetëdijshëm se do të ketë debate publike, por hapat e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm, sepse duhet që të kyçen të gjithë faktorët relevantë, por me rëndësi është që të kyçen edhe banorët lokalë që të shmangen konflikte dhe mosmarrëveshje të panevojshme. Kjo më shumë vlen për atë pjesë se ku do të jenë kufijtë e parkut kombëtar, që të mos ketë probleme eventuale”, thotë Metin Muharemi, nga platforma Miqtë e Sharrit.
Nga Eco Guerilla thonë se Mali Sharr është shkatërruar shumë, sidomos me prerjen masive të drunjve dhe ndërtimin e hidrocentraleve.
“Mund të përmend fshatrat Dobrosht dhe Përshefcë, ku banorët kanë probleme me ujin e pijshëm për shkak se janë ndërtuar hidrocentrale dhe këto hidrocentrale janë ndërtuar pa asnjë konsultim me banorët, sepse askush nuk u ka treguar se nesër ata mund të kenë problem me ujin e pijshëm. Prandaj do të duhet që në të ardhmen të bëhet një revizion në tërë atë çka ka ndodhur dhe të dihet saktë se kush ka dhënë leje për ndërtimin e hidrocentraleve”, thotë Arjanit Xhaferi, nga lëvizja Eco Guerilla.
Nga platforma “Miqtë e Sharrit” theksojnë shpallja e Malit Sharr si Park kombëtar do të ndikojë edhe në rritjen e turizmit. “Bashkërisht me Parkun ekzistues kombëtar në pjesën e Kosovës, në këtë mënyrë mund të arrijmë që të krijojmë një rajon të mbrojtur, nga i cili mund të përfitojë popullata vendore përmes zhvillimit të turizmit dhe në këtë drejtim mund të mbrohet flora dhe fauna që është unike në Malin Sharr” thonë nga platforma “Miqtë Sharrit”.
Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe platforma “Miqtë e Sharrit” kohë më parë kishin realizuar një anketë me qytetarët për shpalljen e Malit Sharr si Park kombëtar. Sipas kësaj ankete, 83 për qind e banorëve, të cilët jetojnë në komunat përgjatë Malit Sharr dëshirojnë që i njëjti të shpallet Park Kombëtar. Hulumtimi është bërë në 30 vendbanime në komunat Jegunocë, Tearcë, Tetovë, Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçisht me 410 anketues të moshës 18 deri në 60 vjeçare. Deri më tani organizatat joqeveritare në bashkëpunim me Ministrinë e ekologjisë kanë realizuar rreth 100 debate me pjesëmarrjen e më shumë se 3500 banorëve, 211 deputetëve nga dy përbërje të ndryshme parlamentare dhe 48 përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Në anën e Kosovës, Mali Sharr është shpallur Park kombëtar që në vitin 1968. Kundër vendimit që Mali Sharr të shpallet Park kombëtar ka dalë Federata e gjuetarëve të Maqedonisë së Veriut e cila thekson se me këtë gjuetia do të ketë pasoja afatgjate. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë