Osmani: Ngjarjet e para një jave në Strugë, treguan mangësi në ballafaqimin me epideminë
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si koordinues kryesor i shtabeve të krizave të njësive për vetëqeverisje lokale për mbrojtje nga COVID-19, realizoi vizitë në Shtabin e krizës në Strugë, ku së bashku me kryetarin e Komunës Ramiz Merko, realizuan takim edhe me përfaqësuesit e bashkësive më të mëdha fetare, ku ju referuan zhvillimeve të fundit lidhur me mbrojtjen nga COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ngjarjet e para një jave këtu në Strugë, treguan mangësi në ballafaqimin me epideminë që në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikojnë strategjinë e vendit në ballafaqimin me krizën e pandemisë. Nuk është e jona që këtu dhe menjëherë të vlerësojmë përgjegjësinë, ne këtu, edhe si përfaqësues fetar, edhe si përfaqësues politik, por, para së gjithash si njerëz human, kemi për detyrë që të gjejmë mënyrë se si do të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë, njëherit duke u mundësuar, aq sa është e mundur dhe e realizueshme, t’i praktikojnë obligimet fetare dhe zakonet tradicionale në një normalitet të ri”, theksoi Osmani pas mbledhjes, duke shprehur kënaqësi nga takimi i mbajtur me bashkësitë fetare, të cilat treguan, siç thotë Osmani, edhe vullnet e edhe interes për aplikimin e masave për siguri gjatë mbajtjes së mbledhjeve fetare të cilat së bashku do t’i konfirmojnë me Qeverinë.
Është mirë që këtë ngjarje sot po e mbajmë këtu në Strugë, sepse, pa marr parasysh ngjarjen para disa ditësh, Struga është qytet, i cili e simbolizon bashkëjetesën dhe është vërtetë bukur që prej këtu të dërgojmë mesazhin se së bashku do ti harmonizojmë masat, dhe se ato janë njësoj të rëndësishme për ty dy bashkësitë fetare, ashtu siç janë edhe të gjithë besimtarët njësoj të kërcënuar dhe në rrezik nga virusi korona”, theksoi Osmani, me ç’rast potencoi se vendi medoemos duhet të tregojë se ka kut të njëjtë për të gjithë, sepse vetëm ashtu do të mund të llogarit në mbështetjen e qytetarëve në luftën kundër pandemisë.
Osmani shtoi se në bashkëpunim me bashkësitë fetare dhe shërbimet profesionale të Qeverisë, punohet në një pako masash për objektet fetare, të cilat para së gjithash nënkuptojnë mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës së duhur, mbajtjen e rendit dhe disiplinës dhe aktivitete të tjera, të cilat do të sigurojnë së pari siguri për shëndetin e besimtarëve, por në mënyrë përkatëse do të përshtaten edhe me strategjinë e vendit për mbrojtje kolektive të shëndetit dhe luftën kundër epidemisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime