Pavarësisht se Art Motion e ka ekskluzivitetin dhe është mbajtës i vetëm i të drejtave të transmetimit për, Klan Kosovën në krejt botën, televizionet në fjalë mund të shihen edhe në platformat e regjistruara në Shqipëri, DigitAlb dhe Tibo.
Art Motion ka kontratë për të transmetuar dhe distribuuar edhe televizionin Alsat M.
Kjo, sipas Art Motion, është pirateri dhe për këtë, i është ankuar Autoritetit të Mediave Audiovizive, në Tiranë, më 4 tetor 2019.
AMA-s i është thënë se DigitAlba dhe Tibo, nga 1 nentori i këtij viti, nuk kanë të drejtë t’i transmetojnë e distribuojnë katër kanalet në fjalë.
Pasi ka kërkuar nga Artmotion krejt dokumentacionet që i ka konsideruar si të nevojshme, AMA, me anë të një letre, të 27 nëntorit 2019 ka vënë në dijeni DigitAlb dhe Tibo, se Artmotion është mbajtësi i vetëm i të drejtave të transmetimit të kanaleve në fjalë.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
“Nga verifikimet e kryera nga AMA është konstatuar se subjekti i juaj transmeton këto kanale pa nënshkruar më parë një marrëveshje/kontratë për respektimin e të drejtave të transmetimit. Sjellim në vëmendjen tuaj se transmetimi i këtyre kanaleve duhet të bëhet pasi më parë të jetë nënshkruar një kontratë ose marrëveshje me mbajtësit e të drejtave përkatëse të transmetimit”.
Autoriteti shqiptar u ka kërkuar dy platformave të marrin masa për respektimin e parashikimeve të duhura ligjore.
Në përgjigjen që DigitAlb i ka kthyer AMA-s, thuhet se kjo kompani e ka përfituar të drejtën e transmetimit të katër kanaleve në bazë të një kontrate që e ka lidhur më 3 prill 2018 me shoqërinë holandeze GMDS “Administratie” B.V, për të cilën ka thënë se ka kontrata të rregullta bashkëpunimi me të gjtha televizionet kosovare, por nuk dihet nëse për këtë ka ofruar ndonjë dëshmi, raporton Klan Kosova.
Kontakti me shoqërinë holandeze ka qenë i pamundur.
Pas një bisede telefonike është rekomanduar t’u shkruhet nje email, por adresa e dhënë del të jetë jofunksionale.
Tibo ndërkaq, i ka thënë AMA-s se i pranon kushtet e reja dhe është zotuar të kontaktojë kompaninë Artmotion për marrëveshje.
Pavarësisht këtyre zhvillime, RTK, Klan Kosova, Alsat M vazhdojnë të transmetohen në DigitAlb dhe Tibo. AMA nuk ka marrë ndonjë masë tjetër për ta ndaluar këtë gjë.
Autoritetit iu kërkua të japë ndonjë koment pse nuk po merr masa të zbatojë ato që u ka thënë Tibo-s dhe DigitAlbit, por nuk është dhënë asnjë përgjigje në pyetet e dërguara, dy ditë më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona