LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Mustafës në Ditën e Evropës: Kosovarët, të vetmit të diskriminuar

Mesazhi i Mustafës në Ditën e Evropës: Kosovarët, të vetmit të diskriminuar

Me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova është i vetmi vend pa liberalizim të vizave dhe ne shprehim bindjen që BE-ja sa më shpejt ta marrë një vendim pozitiv që kosovarët të mos mbesim të vetmit të diskriminuar jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në tërë Evropën.

Në një komunikatë për media, Mustafa thotë se “Dita e Evropës shënon një ndër momentet më të rëndësishme të vendosjes së paqes në Evropën e trazuar nga luftërat ndër shekuj”.


“Më 9 Maj 1950, Robert Schumann vendosi themelet e bashkëpunimit ndërshtetëror, fillimisht si projekt ekonomik për tu shndërruar më vonë në nivelin e bashkëpunimit politik, kulturor, shoqëror dhe fusha tjera”, ka thënë Mustafa, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “BE-ja është storie e suksesit që i dha Evropës jo vetëm një paqe afatgjate por edhe një prosperim dhe mirëqenie ekonomike shteteve anëtare”.

“Kosova i është mirënjohëse BE-së për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë shtetit tonë në proceset shtetformuese. Kjo u rezultua edhe në kohën kur ne e nënshkruam MSA-në që deri më tani është kontrata dhe bashkëpunimi në nivelin më të lartë me BE-në”.

“Rruga evropiane e Kosovës është shumë e qartë, ajo synon anëtarësimin në familjen e madhe evropiane. Aktualisht Kosova është i vetmi vend pa liberalizim të vizave dhe ne shprehim bindjen që BE-ja sa më shpejt ta marrë një vendim pozitiv që kosovarët të mos mbesim të vetmit të diskriminuar jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në tërë Evropën. Qytetarët dhe të rinjtë tonë besojnë dhe ndajnë të njëjtat vlera të cilat Bashkimi Evropian i ka kultivuar për tërë këto vite”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori