LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi mes sektorit të prodhimit dhe shitjes me pakicë jetik për zhvillimin e vendit

Bashkëpunimi mes sektorit të prodhimit dhe shitjes me pakicë jetik për zhvillimin e vendit

Fuqizimi i mëtejshëm i sektorit të prodhimtarisë krahas zhvillimit të sektorit të shitjes me pakicë, është parakusht për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa bashkëpunimi ndër sektorial jetik për përcaktimin e trajektores së nivelit të këtij zhvillimi.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me Rrjetin e Shitësve me Pakicë organizuan vizita në rrjetet e disa supermarketeve, ku dhe u takuan me udhëheqësit e kompanive përkatëse.

“Thellimi i bashkëpunimit, sigurimi i furnizimit gjatë kohës së pandemisë, njohja më e afërt me kërkesat e konsumatorëve dhe bashkërendimi i hapave që mundësojnë zhvillimin e të dy sektorëve, ishin arsyet e organizimit të këtyre takimeve. Prodhuesit u shprehen të kënaqur me takimet ndërsa falënderuan rrjetet për bashkëpunimin e deritanishëm, teksa theksuan nevojën e rritjes së përkrahjes edhe më shumë në të ardhmen. Në anën tjetër, edhe udhëheqësit e këtyre zinxhirëve me pakicë, vlerësuan angazhimin e prodhuesve në zhvillimin e produkteve të reja cilësore në treg teksa ofruan mbështetje dhe kërkuan që komunikimi në mes të palëve të vazhdoj, ku do të hapen rrugë të reja të bashkëpunimit dhe veprimit. Të dy palët u pajtuan që përveç fokusit në tregti të brendshme të intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen për plasimin e produkteve vendore edhe në tregjet e rajonit, ndërsa u potencua dhe nevoja e rishikimit të legjislacionit për tregti në mënyrë që të trajtohen çështjet të cilat vështirësojnë zhvillimin e këtyre dy sektorëve me rëndësi themelore për ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.


Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë, ditëve në vijim do të organizojnë dhe takime të tjera në mes anëtarëve që përfaqësojnë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të një platforme që ofron alternativa për zhvillimin e vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje

Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori