Ndërsa pjesa tjetër e botës vazhdon të merret me pandeminë e coronavirusit, një kontinet ka arritur të mbetet plotësisht pa infeksione.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antarktiku, vendi më i ftohtë në Tokë, tani konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar.
Rajoni ishte në rrezik të ngushtë me COVID-19 kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por virusi nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.
Edhe pse këtu nuk ka një popullsi vendase autoktone – përveç nëse llogarisim pinguinët, balenat, fokat – rreth 5,000 njerëz kryesisht shkencëtarë dhe studiues banojnë në bazat e saj.
Njëra prej tyre është edhe Keri Hilson, një kordinatore administrative në Stacionin Palmer të Anvers Island, njëherit stacioni më verior i SHBA-së në Antarktik.
Vendi më i sigurt në botë?
“Nuk mendoj që ka njeri i cili nuk është mirënjohës që gjendet këtu, dhe të jetë i sigurt”, thotë ajo për CNN.
“Disa njerëz janë të gatshëm të kthehen në shtëpi. Për të ndihmuar njerëzit gjatë kësaj kohe”, rrëfen Hilson.
“Ne jemi me fat që jetojmë në këtë vend ku kjo sëmundje dhe të gjitha implikimet e shëndetit dhe stilit të jetës nuk gjenden këtu”, u shpreh studiuesja.
Ndërsa ata mund të jenë të shkëputur gjeografikisht nga pandemia, gjë që edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka shpallur “krizën më sfiduese” në botë që nga Lufta e Dytë Botërore, Nelson dhe kolegët e saj po vazhdojnë njëkohësisht me studimet.
“Kam lexuar gjithçka që kam pasur mundësi për dinamikën e kësaj situate”, shton Nelson, e cila ka punuar në kontinentin gjatë sezoneve të dimrit dhe verës që nga viti 2007.
“Ndjehem sikur është detyra ime si një njeri të dëshmoj se çfarë po ndodh në botë”.
Robert Taylor është i vendosur në Stacionin Kërkimor Rothera, një bazë britanike në ishullin Adelaide në brigjet perëndimore të Gadishullit Antarktik.
Taylor, 29-vjeçari nga Skocia, punon si një udhëzues në terren, duke ofruar ndihmë për kolegët shkencorë që kryejnë kërkime dhe duke siguruar që të gjitha punimet në terren dhe udhëtimet të zhvillohen në mënyrë të sigurt.
Ndërsa ai ishte optimist për shkak të krizës që në fillim, thotë se nuk e kuptoi seriozitetin e sëmundjes për një kohë të gjatë.
“Mbaj mend raportimet nga Kina në fillim të janarit”, thotë Taylor, i cili arriti në Antarktik rreth gjashtë muaj më parë.
“Atëherë, rastet e para në Mbretërinë e Bashkuar u shfaqën duke menduar se kjo ishte diçka e vogël dhe, kjo nuk do të ndikonte tek unë”.
Ndikimi i turizmit
Ndërsa Taylor, ka lëvizur në mes Stacionit të Kërkimit Halley VI dhe Rothera gjatë kohës së tij në kontinentin më jugor, është i shqetësuar për familjen e tij, veçanërisht gjyshen e tij.
“Është sikur të jesh në hënë dhe të shohësh poshtë”, shton ai.
“Ne mund të shohim se çfarë po ndodh, por është shumë larg”, u shpreh Taylor.
Përveç kësaj bëhet e ditur se turizmi ka lulëzuar në Antarktik viteve të fundit, duke u bërë gjithnjë e më shumë i famshëm.
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Operatorëve Turistikë në Antarktik, afërsisht 56,168 udhëtarë vizituan kontinentin gjatë sezonit 2018 deri në 2019, duke shënuar një rritje prej 40 për qind vitin e kaluar.
Gjatë asaj kohe, riparimet shumë milionëshe u konfirmuan për dy bazat njëri Stacioni McMurdo, baza kryesore amerikane në Antarktik, dhe aty pranë Scott Base, instituti shkencor Antarktik i Zelandës së Re, me objekte të azhurnuara, përfshirë laboratorë të rinj shkencorë dhe vende për jetesë.
Rreth 78,500 turistë priteshin gjatë sezonit 2019-2020 – vizitat në Antarktik fillojnë nga nëntori deri në fund të marsit.
Sidoqoftë, stacionet filluan të vendosnin kufizime për vizitat turistike në fillim të vitit, pasi virusi filloi të përhapet në të gjithë botën dhe rajoni u vu më vonë në mbyllje, me anulimin e të gjitha vizitave turistike.
Kjo erdhi mes disa thirrjeve tepër të ngushta, duke përfshirë një incident i cili pa një grup pasagjerësh australianë dhe nga Zelanda e Re në një anije lundrimi në Antarktik që ishte evakuuar, pasi afro 60 për qind e atyre që ishin në bord rezultuan pozitivë me coronavirus.
Nelson, i cili shpesh koordinon vizitat në Palmer Station, thotë se stacioni i hulumtimit mirëpriti mijëra njerëz vitin e kaluar, por numrat ishin në rënie këtë sezon për shkak të krizës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025