LAJMI I FUNDIT:

Ishulli i njerëzve daltonistë – aty ku xhungla është rozë, deti gri dhe drita shumë e ndritshme

Ishulli i njerëzve daltonistë – aty ku xhungla është rozë, deti gri dhe drita shumë e ndritshme

Fotografitë e Sanne De Wilde të vendit magjik “Pingelap Atoll” në Oqeanin Paqësor paraqesin “mrekullinë” në tokë.

Imazhet e saj përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është rozë e zbehtë, deti është gri dhe banorët vendas janë të bardhë dhe me ngjyrë.

Ndryshe nga Filippo Minelli i cili përdorë tymin për të trajtuar çështjet politike dhe sociale, fotografja belge ka kapur botën jo ashtu siç e sheh ajo – por ashtu siç e imagjinon një banor i ishullit.


island of the colorblind 6

I quajtur si “Island of the Colorblind”, Pingelap është shtëpia e një pjese të jashtëzakonshme të lartë të njerëzve që janë daltonistë. Ndërkaq akromotopsia (njerëzit që shohin vetëm ngjyrën e zezë gri dhe të bardhë) ndodhë në rreth 1 në 30 mijë njerëz globalisht, incidenca në popullsinë e vogël të Pingelap besohet të jetë midis 4 për qind dhe 10 për qind.

Vendi ishte një prej 20 ishujve që i mbijetoi një cunami katastrofik në fund të shekullit të 18-të, ndërsa besohet që mbreti i tyre ndihmoi në ripopullimin e Pingelap duke bërë shumë fëmijë.

Ndërkaq shumë nga pasardhësit e tij trashëguan një gjen të rrallë që shkakton akromatopsinë. Gjendja trashëgimore vazhdon të kalohet brez pas brezi.

island of the colorblind 2

Ngjyra është vetëm një fjalë.

E magjepsur nga mënyra se si gjenetika i formëson njerëzit dhe komunitetet, De Wilde ka botuar imazhet e saj të jashtëzakonshme në një libër të ri, “Island of the Colorblind”. Fotografitë janë xhiruar në Pingelap dhe një ishull më të madh të quajtur Pohnpei, pothuajse 300 kilometra larg.

“The Pingelapese formoi komunitete të vogla në Pohnpei”, shpjegoi De Wilde

“Përqindja e akromatopsisë është ende shumë e lartë”, u shpreh ajo.

De Wilde përpiqet të shohë përmes syve të banorëve të saj të “ngjyrosur” duke manipuluar tonet dhe ngjyrat e imazheve të saj. Në një botë pikturë njëngjyrëshe, ngjyra është “vetëm një fjalë” për ata që nuk mund ta shohin atë, tha ajo./Telegrafi/

island of the colorblind 8

Eric, a colorblind inhabitant of Pingelap, poses for a portrait lit by flashlight.

island of the colorblind 4

island of the colorblind 11

Në trend Fun

Më shumë
Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Interneti

Interneti "pushtohet" nga teoritë konspirative - një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Mysafiri i hotelit në Holandë kthehet në dhomë dhe gjen një fokë “duke bërë një sy gjumë”

Mysafiri i hotelit në Holandë kthehet në dhomë dhe gjen një fokë “duke bërë një sy gjumë”

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Kalo në kategori