LAJMI I FUNDIT:

Boki 13: Me Janevën kemi folur për punët e mia të dashurisë, me Ruskovskën kemi konsumuar bashkë alkool

Boki 13: Me Janevën kemi folur për punët e mia të dashurisë, me Ruskovskën kemi konsumuar bashkë alkool

Sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Haraçi”, ku i akuzuari i parë Bojan Jovanovski “Boki 13” ka paraqitur mbrojtjen e tij.

Ai ka folur për marrëdhëniet e tij me ish-prokuroren e PSP-së Katica Janeva, djalin e saj Llazar Janev, si dhe mënyrën se si janë njohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë gjykimit, Boki 13, Janevën e vlerësoi si person popullor, grua liberale e cila nuk ka paragjykime, pasi nuk i ka penguar orientimi seksual i tij.


Boki 13 foli edhe për marrëdhëniet me Zoran Milevskin – Kiçeec, me të cilin njihet që 15 vjet. Ai tha se marrëdhëniet me Kiçeecin i ka intensifikuar kur ky i fundit ka dashur të takohet me Orce Kamçevin.

“Me Janevën kemi folur edhe për punët e mia të dashurisë, por asnjëherë nuk i kam thënë çfarë të punojë dhe si. Për lëndën ‘Perandoria’ dhe lëndët tjera, jam informuar këtu në gjykatë. Me Janevën jam njoftuar në shtator 2018, kur e ftova si mysafire në 1TV, më pas kishim takim në PSP. Qëllimi ishte që ta tregonte jetën e saj në emisionin ‘Lica’ (Persona). Llazar Janevin për herë të parë e kam parë në fotografi, ndërsa ajo më tha se është jurist dhe i papunë. Atëherë i ofrova të punojë tek ne”, tha Boki 13.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me prokuroren Villma Ruskovska, për të cilën tha se ka pasur disa takime, derisa kishin konsumuar edhe alkool.

““Në zyrën time isha me Villma Ruskoskën. Kemi biseduar në katër sy. Kemi konsumuar alkool, kafe. Unë nuk konsumoj alkool, por e tillë ishte atmosfera”, ka thënë Boki 13./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori