LAJMI I FUNDIT:

Borissov: A duhet të themi se jemi maqedonas?

Borissov: A duhet të themi se jemi maqedonas?

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov në konferencë për shtyp pas Samitit të mbrëmshëm BE – Ballkani Perëndimor në pyetje të gazetarëve për deklaratat e fundit të krerëve të Maqedonisë së Veriut tha “çfarë duhet të themi në fund, se jemi Maqedonas?”.

“Ne i duam, i respektojmë dhe do t’u jepja një këshillë vëllazërore, të mos vendosin kushte të pamundshme”, tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai insiston që të zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë i cili është kusht dhe se nëse heq dorë dikush nga ai dokument, në çdo kapitull Bullgaria mund të bllokojë.


Më herët presidenti Stevo Pendarovski tha se do të shqyrtohen integrimet në BE nëse anëtarësim do të thotë heqje dorë nga gjuha maqedonase./Telegrafi/