LAJMI I FUNDIT:

Motra e Britney Spears, Jamie Lynn tregon se përse këngëtarja u karantinua me familjen e saj në Louisiana

Motra e Britney Spears, Jamie Lynn tregon se përse këngëtarja u karantinua me familjen e saj në Louisiana

Edhe yjet më të famshme në botë mund të vetmohen në këtë periudhë pandemie globale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Entertainment Tonight’, motra më e vogël e Britney Spears, Jamie Lynn Spears, ka treguar se çfarë e solli krijuesen e hitit “Toxic” në vendlindjen e saj, Louisiana gjatë kësaj kohe.


“Britney ishte sikur, unë dua të vij në shtëpi. Nuk dua të qëndroj vetëm më këtu, pasi janë mbledhur e gjithë familja. Kështu që ajo ishte në gjendje të kthehej në shtëpi për gati dy javë”, ka thënë Jamie. Ajo ishte këtu për ditëlindjen time dhe të vajzës time Ivey”.

Britney Spears dhe Jamie Lynn Spears (Foto: Getty Images/Guliver)

Sigurisht, ‘ajo ka fëmijët e saj dhe të gjitha ato gjëra’, Spears, 38-vjeçe, u kthye në shtëpinë e saj në Los Angeles vetëm disa javë më parë”, tha Lynn Spears.

Këngëtarja amerikane është nënë e dy djemve, Sean, 14-vjeç dhe Jayden, 13-vjeç.

Jamie ishte me fat, pasi ajo ka shijuar një kohë të mirë me familjen mes urdhërave për të qëndruar në shtëpi për shkak të COVID-19.

“Familja jonë ka qenë një bekim i madh. Ne po bëjmë gjëra të çmendura së bashku por në fund mbi të gjitha kemi njëri-tjetrin. Kjo ka qenë me të vërtetë fat”, vazhdoi ajo.

Në fund të prillit, Spears përmes një videoje të ndarë në Instagram tregoi se nuk kishte kaluar shumë kohë në palestrën e saj në shtëpi, meqë e dogji gjashtë muaj më parë me një qiri.

Në përshkrimin e videos, Spears tha se askush nuk është lënduar por i kanë ngelur vetëm dy pajisje për stërvitje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori