Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e lehtësirave konform edhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, në një konferencë për media, ka thënë se nga kjo javë ka filluar zbatimi i masave lehtësuese për ekonominë private, ndërmarrjet ndërtimore, zgjatjen e orarit të qarkullimit të qytetarëve në dalje të domosdoshme.
“Nga vlerësimet që kemi bërë jemi duke punuar që të kemi masa lehtësuese edhe më tutje konform edhe rekomandimeve të qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, edhe Qendra Operative në Gjilan, do të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, ka dhënë detajet lidhur me pakon e lehtësirave të krijuara për komunitetin e biznesit dhe masat të cilat duhet të përfillen në këtë fazë kalimtare të përballjes me Covid-19.
Programi i Komunës së Gjilanit përfshinë masat si në vijim:
1. Të kryhet një analizë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin e epidemisë COVID-19 dhe masave të epidemisë së Qeverisë në të hyrat dhe planin e shpenzimeve të buxhetit komunal për vitin 2020 dhe të propozohen masa të përshtatshme në përputhje me rrethanat për të udhëhequr politikën përgjegjëse fiskale dhe për të lidhur shpenzimet me të hyrat e disponueshme dhe vlerësimet e ndikimit mbi parametrat e financave publike;
2. Të përjashtohet nga ngarkesa e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarive afariste të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës se Gjilanit vetëm për vitin 2020, përjashtimisht borxheve nga vitet paraprake;
3. Të përjashtohet nga pagesa e tarifave për përdorimin e parkingjeve, të cilave u është dhënë në shfrytëzim nga komuna për një periudhë 6 muaj, d.m.th., për ata të cilët nuk kanë ushtruar veprimtari me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë;
4. Të lirojë nga pagesa me qira për një periudhë prej 12 muajsh qiramarrësit e lokaleve afariste në pronësi të komunës që nuk kanë kryer veprimtarinë e tyre të rregullt me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë;
5. Të shtyhet pagesa e tarifave për legalizimin e objekteve të paligjshme për një periudhë 3 muaj për tatimpaguesit që kanë lidhur kontrata, me dinamikë pagese në këste (sipas kërkesës). Interesi për borxhet nuk do të ngarkohet për periudhën e caktuar;
6. Të gjithë kontraktuesve (operatoreve ekonomik) të cilët nuk kanë qene në gjendje të kryejnë punën brenda afatit të rënë dakord, për shkak të mungesës së materialeve dhe fuqisë punëtore, do t’u zgjatet data e përfundimit, d.m.th. të hartojë një aneks të kontratës për dy muaj shtesë, në mënyrë që të shmanget pagesa e gjobave për mos përmbushje të detyrimeve të përcaktuara me kontratë.
Sipas masave të reja nga dje kanë filluar aktivitetet afariste sektori i ndërtimtarisë, tregtia me pakicë (automjeteve) , riparimi i artikujve personal dhe orendive dhe shërbimet profesionale derisa sektorët më të goditur si gastronomia dhe transporti do të bëjnë përgatitjet për plotësimin e kushteve sanitare për hapje në fillim të qershorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri