IPKO në partneritet me CISCO ka bërë aktivizimin pa pagesë të platformës mbrojtëse Cisco Umbrella Easy Protect për të gjithë klientët, e cila detekton dhe bllokon Webfaqet të cilat kanë përmbajtje të lartë të rrezikut si: Phishing, Malware, Ransomware, etj., duke u orientuar në trendin global të ngritjes së konsiderueshme të nivelit të sulmeve kibernetike në kohën e pandemisë Covid-19.
Meqë ky trend është reflektuar edhe te ne në Kosovë dhe gjithashtu duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, IPKO ka marr të gjitha masat që menjëherë të sigurojë mbrojtje sa më të mirë të konsumatorit dhe evitim sa më të madh të rrezikut të tillë.
Çfarë është Cisco Umbrella Easy Protect?
Cisco Umbrella ofron qasje të sigurt në internet dhe mundëson evitimin e komprometimit të kompjuterëve gjatë shfletimit të internetit, dhe nga ndonjë infektim aksidental nga webfaqet e komprometuara.
Umbrella vepron si një shteg i sigurt në internet për të mbështetur përshtatshmërinë maksimale të sigurisë dhe për të siguruar mbrojtje efektive ndaj kërcënimit të mundshëm kibernetik për përdoruesit e shërbimit të internetit. Mbështetur nga Cisco Talos, që është baza më e madhe e të dhënave lidhur me rreziqet kibernetike, si dhe mbështetur nga ekipet më të mëdha të sigurisë dhe inteligjencës ndaj kërcënimit kibernetik në botë, Umbrella bllokon kërcënimet përpara se ato të arrijnë në rrjetin tuaj ose në pikën/pajisjen fundore (PC).
Si pjesë e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve, IPKO ofron këtë shërbim pa pagesë për të gjithë konsumatorët deri me datë 01.07.2020. Klientët do të njoftohen me kohë për mënyrën e vazhdimisht të këtij shërbimi.
IPKO është plotësisht e angazhuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë mobile dhe shërbimeve fikse në vend, me një fokus të veçantë te klienti, IPKO është gjithmonë në vënie të trendeve për të tejkaluar pritjet e klientit, duke ofruar produkte dhe shërbime Premium.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare