LAJMI I FUNDIT:

Personeli shëndetësor në Spitalin e Pejës rezultuan negativ në analizat për coronavirus

Personeli shëndetësor në Spitalin e Pejës rezultuan negativ në analizat për coronavirus

26 punëtorë shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nuk janë të prekur me COVID-19, meqë analizat e tyre mbrëmë rezultuan negative. Këta janë të testuarit e fundit në këtë spital që janë për infektim të mundshëm me coronavirus.

Që prej përhapjes së COVID-19 në Kosovë e deri më tani, janë testuar 61 pjesëtarë të personelit shëndetësor në Spitalin e Pejës të cilët kanë rezultuar negativ.


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shkruar se rastet negative janë inkurajim për punën e personelit aty.

“Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga Personelin i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë që kanë bërë testin lidhur me Infektimin me coronavirus dhe fatmirësisht të gjithë kanë dalur negativ. Ky është lajm i mirë për Personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet në faqen e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori