LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski rezulton negativ në testin për coronavirus

Dimitrievski rezulton negativ në testin për coronavirus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në ‘Facebook’ shkroi e ka rezultuar negativ në testimin për coronaviurs.

Ai tha se zëdhënësi e LSDM-së ka shpejtuar me reagimin e tij duke thënë se procedura do të tregojë se ai nuk ka kryer vepër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Krahas përgjegjësisë politike, kemi edhe përgjegjësi institucionale ndaj qytetarëve dhe publikut të cilët na zgjedhin me propozim të partive politike. Debatin do ta kemi nga brenda. Tani është koha për veprime kundër epidemisë dhe ndihmës së qytetarëve. Procedura do të dëshmojë se nuk ka bazë për kryerjen e veprës penale dhe do t’i vërtetojë dyshimet”, tha Dimitrievski.


Ai tha se as që dëshiron që dikush të luajë me shëndetin e bashkëqytetarëve dhe të bëjë politikë me skenarë për eliminim të kundërshtarëve politike./Telegrafi/