Njerëzit të mbyllur në shtëpi, ndërsa kafshët “pushtojnë” plazhet dhe zonat e banuara
Bota shtazore siç duket më së miri e ka shfrytëzuar situatën e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa kafshë të egra morën guximin të eksplorojnë thellë në zonat urbane, madje disa janë gjetur në plazhe e në rrugët e qytetit.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme një hipopotam i egër u shfaq duke bërë rrëshitje në dallgë, në plazhin e “Ponta do Ouro” në Mozambikë.
Disa prej tyre janë bërë tani të dukshme, kjo pasi ujërat në përgjithsi janë pastruar si pasojë e coronavirusit./Telegrafi/