LAJMI I FUNDIT:

MAShTI shpall fituesit e çmimit “Shkencëtar i Vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2019

MAShTI shpall fituesit e çmimit “Shkencëtar i Vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpall fituesit e çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2019”dhe “Shkencëtar i vitit 2019.”

Këshilli shkencor i fushës Shkenca Ekonomike dhe Sociale ka propozuar që Dr. Besnik Krasniqit t’i ndahet çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për fushën Shkenca Ekonomike dhe Sociale. Ndërsa, Këshilli shkencor i fushës Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi ka propozuar që çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për këtë fushë t’i ndahet Dr. Naim Braha. Kurse çmimi “Shkencëtar i ri i vitit 2019” t’i ndahet Mr. Fisnik Asllani.

Këshilli i Shkencës në nivel të MAShTI, në takimin e mbajtur më 29.01.2020 ka rekomanduar që vlerësimet pozitive për këto kategori dhe çmimet për këta tre kandidatë të procedohen tutje, në bazë të vlerësimit nga këshillat e fushave përkatëse profesionale dhe të njëjtit të shpallen si personalitete me kontribut të vaçant shkencor për vitin 2019.


MAShTI përmes Departmentit për Arsimin e Lartë, përkatësisht Divizionit për Shkencë dhe Teknologji (DALSHT-i), bazuar në Planin Kombëtar të Shkencës, përkrahë dy kategori të rëndësishme të kërkuesve shkencor. Shkencëtar i ri i vitit dhe Shkencëtar i vitit janë dy çmime që MAShTI ndan për individë që kanë arritur rezultate të larta në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Konkurset për këto dy kategori janë të hapura dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e sa më shumë kërkuesve shkencor. DALSHT-i, kishte shpallë konkursin për Shkencëtar të vitit dhe Shkencëtar të ri, i cili ka qenë i hapur nga data 09.12.2019. Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej pesë kandidatë. Dy prej kandidatëve kanë aplikuar për Shkencëtar të ri të vitit dhe tre të tjerë për Shkencëtar të vitit 2019. Kandidatët kanë aplikuar për dy fusha të ndryshme: 1. Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi dhe 2. Shkenca Ekonomike dhe Sociale.

MAShTI mbetet i përkushtuar që kërkimin shkencor dhe gjenerimin e dijeve të reja ta mbështesë në formë institucionale në funksion të avancimit të nivelit të arsimit, shkencës, tekonologjisë dhe inovacionit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori